Kaos fluturimesh në Europë
Kaosi që ka pllakosur udhëtimet në Europë për javë të tëra ka përfshirë edhe Francën pasi stafi në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit, zhvilloi një grevë për të dytën ditë radhazi të premten ndërsa paralajmërohet një grevë në sistemin hekurudhor në mbarë vendin.
Aeroportet në të gjithë Europën po vuajnë nga ndërprerja e punës. Në Londër, Amsterdam dhe Frankfurt janë anuluar një pjesë e mirë e fluturimeve.
Shtetet e Bashkuara janë goditur gjithashtu.