Kaosi i PD së Berishës në Kuvend, Rama: Lidhet me drejtësinë, i shtyn diçka e fortë të hyjnë nga penxheret

Për kaosin dhe aksionin e PD-së së Berishës në Parlament dhe në Kryesinë e Kuvendit, kryeministri Edi Rama thotë se lidhet me çështjet e drejtësisë. Rama i referohet vendimit të GJKKO-së për Berishën në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit ”Partizani”.

”Nuk ka prind në këtë vend që i thotë fëmijës futu nga penxherja dhe pastaj baballarët hyjnë nga penxheret. Diçka shumë e fortë i shtyn në këto akrobacira qesharake që mund të shkojnë në shfaqjet e portokallisë, por jo në zyrat e tempullit të demokracisë të një vendi që është parlamenti. Kjo lidhet me drejtësinë”, tha Rama.

Po ashtu kreu i qeverisë nënvizoi se këto janë ditë të shëmtuara shumë për politikën, por ditë të mira për Shqipërinë. ‘‘Janë shfaqje shumë të neveritshme që e ulin politikën në sytë e njerëzve por arsyet pse ndodhin janë shumë pozitive. Nëse do vijë një shfaqje e tillë në teatrin do e kishte titullin “Kërcejnë priftërinjtë nga belaja”,-tha Rama.

SHKARKO APP