Kaosi Kushtetues, Dade palëve: Gjeni dialogun

Për kaosin Kushtetues, ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade i bën thirrje Presidentit dhe Kuvendit që të zgjidhin me dialog këtë krizë që ka mbërthyer vendin. “Gjërat i zgjidhim patjetër përmes dialogut dhe përmes zbatimit të ligjit, të cilin për shkaqe të caktuara e lexojnë në mënyra të ndryshme. Kjo është e papranueshme. Ne duhet ti përmbahemi vetëm ligjit dhe në mënyrë urgjente të kemi institucionet e munguara prej më se dy vjetësh”.

Nga ana tjetër “krisjen” e marrëdhënieve të Edi Ramës me liderët e Kosovës, Dade e shikon si show të kryeministrit shqiptar. “Duhet të shmangemi nga veprimatritë për të bërë shovv dhe për konsumim publik. Duhet të bashkëpunojmë me Kosovën dhe pastaj me Serbinë. Të mos ketë ngut për ta organizuar një konferencë të tillë në Tiranë”.

Dade i kërkon Edi Ramës që të marrë parasysh kritikat e Kosovës dhe Shqipërisë, që me këtë nismë Serbia po kërkon të fuqizohet sërish në Ballkan. Për ish-ministren e Jashtme politika shqiptare, nuk duhet të gjejë fajtorë të jashtëm për moshapjen e negociatave por duhet të punojë mbi çështjen e azilkërkuesve që është kthyer në një shqetësim në rritje.

SHKARKO APP