Kaosi në Kuvend, Berisha apel për mosbindje civile: Betejë për kombin, jo për Salianjin

”Deputetët i dhanë sot përgjigjen e merituar Edi Ramës, duke nisur betejën e cila ndalet vetëm me fitoren e opozitës”,-tha Sali Berisha në fjalimin e përnatshëm nga ballkoni i shtëpisë së tij. Ai u bëri thirrje demokratëve të ngrihen deri ë mosbindje civile.

“Sot deputetët e PD-së, nisën betejën, betejën e cila ndalet vetëm me fitoren e opozitës. Ajo betejë duhet të frymëzojë çdo demokrate, demokrat, çdo qytetare e qytetar të këtij vendi, për tu ngritur në një betejë në mosbindje civile më te gjitha mjetet e saj. Për shpëtimin e Shqipërisë nga krimit, mafia, vjedhja. Qeveri teknike, zgjedhje të lira. Rotacionin, fitoren e opozitës. Deputetët e opozitës sot u thanë kriminelëve me pushtet, Edi Ramës në parlament, në qeveri në prokurori dhe gjykata e kudo që janë, se është radha jonë dhe se forcë në botë nuk ka që të na ndalë ne pa realizuar qëllimet tona”.

Nga ana tjetër, për kreun e PD-së kjo është një betejë për të shpëtuar kombin shqiptar, nuk është betejë për Salianjin, apo ndonjë parti politike. ”Kjo është një betejë për të shpëtuar kombin shqiptar, nuk është një betejë kjo për Ervin Salianjin, as për një njeri tjetër, është një betejë kjo për një parti politike. Kjo është një betejë për mbarë shoqërinë shqiptare.

Kjo është një betejë për fatin e Shqipërisë. Ata të cilët projektuan shkatërrimin e kombit me shkatërrimin e opozitës, do të marrin në flaket e kësaj lëvizje, përgjigjen përfundimtare. Dhe do të marrin kur në çdo skaj, në çdo shesh, në çdo rrugë, qytetarët të ngrihen në mosbindje civile. Kur Shqipëria të jetë e tëra në duart e tyre, dhe jo në duart e këtyre kriminelëve mafiozë dhe mafias ndërkombëtare që kërkon me çdo kusht, kombin shqiptar ta mposhtë, ta shkatërrojë me drogë, korrupsion, vjedhje”,-tha Berisha.

SHKARKO APP