Kaosi në Kuvend, ish-kryetarët Topalli dhe Dokle flasin për krizën e flakadanëve dhe japin zgjidhje
Që prej 5 tetorit, salla e Kuvendit dhe vetë jeta parlamentare është futur në krizë totale sa i përket veprimtarisë, ku aktet votohen nën tymin e flakadanëve në pak minuta. Një panel me drejtuesit e Kuvendit ndër vite, dhe ku kryefjalë e diskutimeve u bë kriza që ka përshirë këtë institucion. Namik Dokle është i mendimit se palët në Kuvend duhet të fokusohen në drejtime të tjera.
“Flakadanët janë shumëngjyrësh, duken si ngjyrat e vezëve të pashkës, por harrojnë që vezët e Pashkës nuk çelin zogj, se janë të ziera. Dhe unë mendoj se mbi të gjitha duhet mençuria në parlament, dhe jo instrumentet e forcës që nuk janë për jetën parlamentare”, u shpreh Dokle.
Jozefina Topalli e cila në 8 vite drejtim të Kuvendit të Shqipërisë kujtohet për dorën e hekurt, është e mendimit se kjo nuk është zgjidhja. “Nuk e zgjidh situatën, konfliktin që ke në parlament, nëse ndryshon rregulloren për të heq60 ditë deputetin nëse ai nuk bën atë që di dëshiron të bëj. duhet të pyesin veten, a është kjo zgjidhja që na çon ne në një stabilitet të vendit dhe në fuqizimin e vendit?”, theksoi Topalli.
Për zgjidhen e kësaj krize, ish-drejtuesit dëshmuan se në momente të caktuara kanë marrë vendime që kanë qenë edhe kundër partisë së tyre, si dorëheqja e Namik Dokle sapo mocionet e besimit për Jozefina Topallit. Kjo e fundit kishte një sugjerim edhe për Nikollën. “Është më mirë me dinjitet dhe të mbrosh kushtetutën dhe parlamentarizmin, se sa të ulesh aty dhe mos të ta dijë emrin njeri”, tha Topalli.