Kaosi në Kuvend, PS ”fal” tre deputetët demokratë. Përjashtohen veç 10 ditë
Sekretariati i Etikës i mbledhur këtë pasdite të së premtes, ka përjashtuar me 10 ditë tre deputetët demokratë, Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli.
Kërkesa është bërë nga Partia Socialiste pas episodeve të djeshme në Kuvend. Edhe në këtë seancë, deputetët e Rithemelimit ndezën tymuese dhe flakadanë.
Partia Socialiste në seancën e së enjtes, e cila zgjati jo më shumë se 8 minuta votoi rregulloren e re, në të cilën parashikohet përjashtim deri në 60 ditë për deputetët që përfshihen në skena dhune dhe pengojnë punimet e Kuvendit.