Kaosi në Kuvend, reagon Spiropali: Beteja e karrigeve në emër të karriges së pushtetit, e shëmtuar!

Kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali deklaroi sot se beteja e karrigeve në emër të karriges është shfaqje e shëmtuar.

Agjenda politike dhe strategjia e gabuar e ca të paktëve nuk e ka reshtuar në krahun e duhur. Do ta mbaj ca kohë në zyrë atë kornizën e xhamtë me brenda copën e drunjtë që u hodh egersisht kundër meje e Kuvendit të Shqipërisë e do ta marr në shtëpi ta kem si kujtim të keq apo të mirë. Beteja e karrigeve në emër të karriges së pushtetit është vetëm një nga shfaqjet e shëmtuara të dhunës që duhet patjetër të tejkalohet“, ka thënë Spiropali në Forumin Rajonal mbi Mirëqeverisjen dhe Luftën Kundër Korrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?