Kaosi në Kuvend, deputeti Shehi kundër Berishës: Fjala është zëvendësuar me flakadanë
Edhe pse pjesë e opozitës, krez u LZHK-së Dashamir Shehi del kundër aksionit aktual në Parlament. Sipas tij, ky aksion e ka arritur qëllimin e tij dhe se nuk është thelbi i aksionit opozitar.
”Mazhoranca i ka rrëzuar amendamentet e opozitës, por debatin nuk ia mbyll dot gojën. Fjalët bindin popullin shqiptar se qeveria e ka keq dhe opozita e ka mirë. Në këtë rast nuk themi asgjë.
Fjala është zëvendësuar me dy flakadanë, me një lloj show. Kjo e ka arritur qëllimin. Por, duhet të vazhdohet përtej kësaj. Lufta në Parlament bëhet për të bindur shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Për mua duhet të kthehemi në Parlament, kjo më ndan me kolegët”.- tha Dashamir Shehi.