Kaosi në spitalin e Fierit, denoncimi i ish-deputetit të PD: Helm në të gjithë shkollën

Në gjimnazin “Janaq Kilica” është përsëritur situata e para pak ditësh ku disa nxënës shfaqen probleme me frymëmarrjen gjatë zhvillimi të një orë mësimi në lëndën e Biologjisë.

Në një kohë kur Spitali i Fierit është përfshirë nga kaosi, ku disa nxënës të shkollës së Mesme ‘Janaq Kilica’ u dërguan me urgjencë me probleme me frymëmarrjen, vjen një denoncim nga kryetari i degës së PD, Luan Baçi.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Baçi tha se bëhet fjalë për një helmim të përsëritur. Ai theksoi se në të gjithë ambientet e shkollës ka pasur helm.

“E papalshme dhe pa imagjinueshme, pa përgjegjshmëria e Kryetarit të Bashkisë, edhe e Drejtorisë Arsimore në Fier. Përsëri jeta e nxënësve te shkolla Janaq Kilica në rrezik. Helm në gjithë ambjentet e shkollës, nxënës që ikin me urgjencë në spital. Shteti ka rënë, do duhej t’ju bëja thirrje, deputetëve të qarkut, Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit, por ata nuk ekzistojnë, i bëj thirrje qytetarëve të Fierit prindërve të nxënësve, të rrezikuar nga përgjegjshmëria e të pa përgjegjshme që të marrin në dorë fatet e fëmijve të tyre. Ne na kanë në krahe.”, -shkruan Baçi.

SHKARKO APP