Kapen 1.5 tonë drogë në Turqi, vinte me gomone nga Shqipëria (FOTO – VIDEO)

Një sasi tepër e madhe kanabisi, prej 1.5 tonë është kapur në provincën e Muglas në Turqi. Mediat e huaja bëjnë me dije se si pasojë e operacionit janë arrestuar tre persona, të tre me origjinë nga Shqipëria.

Sipas deklaratës së Guvernatorit të Izmirit, hetimi që çoi në kapjen e kësaj sasie të madhe të kanabisit, është nisur nga një informacionin se një sasi e madhe droge do të sillej nga Shqipëria në rrugë detare.

Në kuadër të hetimeve të kryera nga Kryeprokurorët Publikë të İzmirit dhe Torbalit, u krye një operacion, nën koordinimin e komandës së xhandarmërisë së krahinës Muğla dhe komandës së rojës bregdetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në operacion u sekuestruan rreth 1.5 tonë kanabis, u ndaluan 3 të dyshuar dhe u sekuestruan 3 pistoleta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, mësohet se të dyshuarit e kanë sjellë drogën me skaf, më pas e kanë nxjerrë në breg dhe e kanë fshehur në zonën pyjore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?