“Kapërceni ngërçin”! Kreu i PE, letër samitit në Slloveni: Procesi i integrimit për rajonin ka nevojë për nxitje të re!

Në një letër drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel për samitin BE-Ballkan Perëndimor që zhvillohet sot në Slloveni, Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli u kërkoi udhëheqësve të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të ecin përpara me procesin e pranimit në BE.

Samiti i këtij viti BE -Ballkani Perëndimor nuk mund të ishte më i duhuri. Sot, më shumë se kurrë, procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një shtysë të re dhe të fortë. Është koha që vonesat dhe bllokimet aktuale të kapërcehen”, shkroi Sassoli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?