Kapet 1 ton kokainë, shkatërrohet rrjeti shqiptaro-italian

1 ton kokainë e fshehur në një anije tregtare, u kap në portin e Savonës. Bëhet fjalë për zbulimin e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës që operonte në Italinë qendrore dhe jugore në bashkëpunim me eksponentë të krimit shqiptar.

Më 2 janar, policia pulieze pas një kontrolli në një apartament në komunën Celle Ligure sekuestruan mbi 3.5 kuintalë kokainë. Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 4 shqiptarë të cilët ruanin lëndën narkotike.

Policia e Barit qëndroi në gatishmëri gjatë gjithë kësaj periudhe dhe me mbërritjen e anijes organizuan një kontroll gjatë së cilit u zbuluan në motorin e mjetit lundrues 741 pako me lënde narkotike, me peshë totale 1 ton. Operacioni është në vijim, ndërkohë që ende nuk ka detaje nga autoritetet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?