Kapet i dyshuari i vrasjes së dyfishtë në Lezhë

Personi që shihni në foto është Aleksandër Përdoda, autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë ditën e djeshme në Lezhë.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Lalm i Vjetër. Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se Përdoda, ka vrarë me armë zjarri Kol Murranit dhe shokun e tij, Preng Simonit, ndërsa pas ka si motiv një konflikt pronësie që ai kishte me rapsodin e njohur të kësaj zone (Kol Murranin).

Fill pas ngjarjes, autori i dyshuar, Përdoda, u arratis, ndërkohë që u arrestua disa orë më vonë nga policia. Pasi u mor në pyetje nga oficerët e policisë, ai ka pranuar autorësinë e krimit, ndërkohë që ende nuk dihen detaje rreth ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kol Murrani nuk rezulton me të shkuar kriminale dhe njihej nga shumë banorë të zonës. Siç u raportua edhe dje, Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra. Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?