Kapet i vetëplagosur 21-vjeçari, autori i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha

Autori i vrasjes së nënkomisarit të Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, 21-vjeçari Aldi Rama është kapur nga Policia, por ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka qëlluar veten. Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular. Policia thotë se 21-vjeçari nuk i’u bind urdhërit për tu dorëzuar dhe me armën që vrau efektivin, qëlloi veten.

“Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën”, tha Policia në një njoftim për mediat.

Oficeri i Krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha mbeti i vrarë këtë të martë gjatë një kontrolli për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Policia the se oficeri ndërroi jetë ndërsa transportohej për në spital. Efektivi 44-vjeçar ishte nga Puka dhe prej vitesh ishte punonjës policie në Lezhë dhe Shëngjin.

SHÇBA-ja informon se ka nisur hetimin për veprimet e policëve para dhe pas vrasjes së Saimir Hoxhës. Kjo sepse në operacionin për kapjen e Aldi Ramës, kanë qenë një grup i përbërë prej 4 personash, mes tyre edhe Saimir Hoxha, i cili u ekzekutuar nga 21-vjeçari.

Kronika e ngjarjes së sotme

Policia e Shtetit ishte informuar se në Ishullin e Lezhës kishte një parcelë me kanabis, ndërsa sinjalizoi policinë e Lezhës. Kjo e fundit pasi mori detyrën përsipër, nisi drejt kësaj zone një grup inspektimi të përbërë nga tre persona, i kryesuar nga shefi i krimeve, viktima dhe një koleg tjetër.

Pas dy orë kërkimesh, policia arriti që të gjente parcelën me kanabis dhe e shkatërroi atë.
Lala tha se në këtë zona ka shumë kamera sigurie, të cilat kanë filmuar edhe skenën e krimit. Ndërkohë, pak pasi do të ktheheshin drejt komisariatit, policia ka ndaluar një automjet dhe i ka bërë thirrje që të ndalonte. Brenda mjetit mësohet se kanë qenë 3 persona, Armando Marku, Kristian Sheri dhe Aldi Rama, ky i fundit autori i dyshuar i ngjarjes.

Sipas të dhënave, makinën po e drejtonte Armando Marku. Gjatë bisedës oficeri i ndjerë ka tentuar që të ndalojë Aldi Ramën. Lala tha se polici i ka bërë thirrje të riut që të identifikohej. “Ndalo! Unë jam punonjës i policisë dhe dua që të identifikohesh”. Por në atë momentet ai nuk është ndalur, por ka qëlluar 2 herë në zemër efektivin, duke i marrë atij jetën. Dy personat e tjerë me të cilët ishte Aldi Rama, janë aktualisht të shoqëruar në polici.

SHKARKO APP