Kapurani padi kundër PD-së: Duan të më përbaltin
Deputeti i LSI-së për Korçën, Piro Kapurani, ka thënë se shumë shpejt do dorëzojë një padi kundër Partisë Demokratike për shpifje.
Kjo, duke qenë se PD me anë të deputetes Albana Vokshi deklaroi një ditë më parë se Kapurani nuk ka paguar 205 milion lekë të energjisë elektrike.
“Nuk kam asnjë faturë të papaguar për energjinë elektrike.
Dekleratat e PD-së janë mashtrime për politikë.
Përgjigja ime është përballja në gjykatë me qëllim që emrin tim ta shpie atje ku duhet.
Nuk duhet të më përdorin mua për qëllime politike.
Kam një mesazh për politikën: Larg mashtrimeve.
Shumë shpejt do të bëj padinë në gjykatë”, ka deklaruar Kapurani.