Karburantet, Tabaku: Në Shqipëri, 36 % më shtrenjtë se masatarja botërore

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj Qeverisë përsa i takon politikës së ndjekur prej saj me taksat që shihen si shkaku kryesor për cmimin e lartë të karburanteve në tregun shqiptar.

Deputetja demokrate Jorida  Tabaku vurin theksin në barrën e taksave që paguajnë shqiptarët për Qeverinë në një litër karburant, duke e bërë çmimin më të lartë në rajon e në Europë. 

"Ndonëse çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka 6 muaj që ka filluar të bjerë me ritme galopante, shqiptarët ende paguajnë më shtrenjtë se sa fqinjët e tyre çmimin për një litër naftë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Korriku i vitit të kaluar deri më sot çmimi ka zbritur nga 110 USD për fuçi në 48 USD për fuçi, duke rënë 120%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të shpjeguar se përse sot çmimi në Shqipëri nuk bie, duhet të shohim politikën fiskale që qeveria ka ndërmarrë ndaj naftës në këto dy vite qeverisje.

Në vitin e parë të qeverisjes, me gjithë kundërshtimin tonë, qeveria rriti taksën e qarkullimit nga 7 lekë për litër në 17 lekë për litër, pra shqiptarët paguan 12 lekë për litër me TVSH më shumë në të gjitha pikat e karburantit për gjithë vitin 2014.

Vetëm kjo rritje ishte 56 milionë USD më shumë nga xhepat e shqiptarëve.

Në janar të këtij viti, qeveria ka filluar të aplikojë një regjim edhe më të rënduar taksash. Duke përfshirë edhe një rritje prej 17 në 27 lekë për litër, duke e cuar kështu taksën 24 lekë me TVSH për litër dhe duke marrë 56 milionë USD të tjera nga xhepat e shqiptarëve.

Sot, qytetarët kur blejnë naftë në pikat e karburantit paguajnë; 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni, 25 lekë TVSH, 3.8 lekë taksë doganore, 5 lekë taksa ngjyrosje dhe portuale duke e shndërruar kështu peshën e taksave në çmimin përfundimtar në masën 60%.

Kështu që as Kryeministri, as qeveria nuk kanë pse çuditen që sot çmimi i naftës në Shqipëri është 1.32 USD për litër e mesatarja botërore është 0.97 USD për litër.

Shqipëria e ka karburantin 36% më shtrenjtë se mesatarja botërore, shumë më shtrenjtë se kushdo tjetër krahasuar me standartin tonë të jetesës", theksoi Tabaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?