“Karkalec deti dhe havjar”, Paloka i nxjerr foton Ilir Beqajt: Njerëzit e sëmurë kurohen rrugëve, ish-ministri mburret me paratë e tenderave

Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se në kohën që njerëzit e sëmurë po dergjen në spitale dhe ambulanca rrugëve ,deputeti i PS, ish-ministre i Shëndetësisë “falas”, Ilir Beqja, jep shfaqje luksi në rrjetet sociale.

“Shikoni sesi mburret hajduti Ilir Beqaj se e ka shtruar me havjar sot. Sot, kur të sëmurët dergjen rrugëve! Luks me paratë nga tenderat dhe check-up në shëndetësi, për Edi Ramën dhe shokët e tij, varfëri dhe lotë për njerëzit”,- shkruan Edi Paloka në një postim në Facebook.

https://arkiva.kohajone.com/shqiptaret-vdesin-para-spitaleve-ilir-beqaj-tregon-drekat-me-gjel-deti/

Lexoni edhe…

SHKARKO APP