Karnavali Rilindas në qiellin e shtatë me aktim, mashtrim e tradhti!

Nga Lefter Maliqi

Karnavali Rilindas në qiellin e shtatë me aktim, mashtrim e tradhti. Nje thënie e vjetër angleze (meqë Ramziu dhe Vuçiç kishin këshilltar ish-Kryeministrin anglez, Tony Blair, për ndarjen e kufijve Kosovë-Serbi në bashkëpunim me Thaçin) për mashtruesit thotë; Liar, Liar pants on fire; duket se i përshtatet E(d)Ramës në shqip; gënjeshtar o genjeshtar të morën poturet zjarr.
Karnavali Rilindas, me poturet magjepsëse, tepsinë, timonin, premtimet për legalizime dhe shëndetësi falas, rend për 100 ditë, 300 mijë vende pune, rritje pagash, investime, ulje taksash etj. u duk në fillimet e veta më modern se edhe vetë aparencat e tij. Por si te përralla e Andersenit; mbreti lakuriq, poturet nuk i sollën fat.
Shpopullimi, varfëria, pasiguria, papunësia, krimi, korrupsioni, droga, babëzia, zaptimi i institucioneve, zgjedhjet moniste lokale, vendi pa gjykatë kushtetuese dhe të lartë, përçarja e shqiptarëve, studentëve, artistëve, gazetarëve, burgosja e të varfërve, rritja e taksave, dyfishimi i borxhit publik, paniku, terrori në popull, parlamenti i kapur, shembja e Teatrit Kombëtar, pasurimi i oligarkëve e bandave, shthurja dhe amoraliteti qeveritar dhe i administratës Rilindase, u shoqëruan nga vjedhjet e ikonave, milionat e eurove, qejfet, mëkatet, mallkimet, tradhtia, pabesia, amoraliteti, mosmirënjohja dhe aktrimi i pështirë. Qesh gruaja e Bilalit edhe pak, vishu si karnaval, hiqu si Sulltan, ëndërro të bëhesh Titan por përfundimin do e kesh si hajvan?. Në fund të përralles mbreti bridhte lakuriq dhe u bë gazi botës, tepkë si hajvani ynë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?