Kartat e identitetit/Rama jep lajmin e mirë: Aman lexojeni dokumentin

Për të gjithë ata shtetas shqiptarë që janë në merak për kartat ID të cilat kanë skaduar, duhet të rrinë të qetë pasi janë të vlefshme dhe mund të përdoren për çdo shërbim bankar. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në facebook, i ka dhënë një përgjigje ankesës së shumë qytetarëve të cilët kanë hasur vështirësi për të marrë “pagën e luftës” apo shërbime të tjera në bankë.

Sipas Ramës, rinovimi i tyre është i pamundur në këtë periudhë të pandemisë së Covid-19 dhe nga ana tjetër, kreu i qeverisë theksoi se është e mjaftueshme marrja e një certifikate në portalin qeveritar e-albania.al. Rama ka publikuar dokumentin e dërguar drejtorëve të bankave të nivelit të dytë nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, që t’u njohin kartat deri në përfundim të situatës emergjente.

“U lutem të gjithë atyre që ankohen, pyesin, komentojnë për kartat ID që janë jashtë afatit kur duan të shkojnë në bankë, të mos përtojnë të lexojnë këtë shkresë se tek e tek të gjithëve nuk u shpjegoj dot të njëjtën gjë! ID konsiderohen të gjitha të vlefshme, mjafton të printoni nga kompjuteri juaj apo në kompjuterin e bankës një certifikatë të freskët nga www.e-albania.al/ Aman derman lexojeni”.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10157619124626523/?type=3&theater

SHKARKO APP