KAS merr vendim: Rinumërim për 114 kuti në Qarkun e Beratit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar ankimimin e LSI dhe ka vendosur sot të rinumërohen 114 kutitë e Beratit për të cilat ka pretendime se ka pasur shkelje.

KAS vendosi numërimin e votave për kandidatët për kutitë 33/24 dhe kutitë 33/56 të zonës zgjedhore qarku Berat. Me shumicën e votave KAS vendosi rinumërimin e kutive të votimit të listës së LSI vetëm sa i përket subjekteve zgjedhore”, thuhet në vendim.

Në total qarku i Beratit ka 277 qendra dhe kuti votimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca do të rifillojë në orën 14:00 deri sa të transportohen kutitë. Do të autorizohet nga një përfaqësues nga partitë politike për shoqërimin e kutive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë diskutimeve të sotme në KAS, avokati i LSI kërkoi rinumërimin në të gjithë qarkun, ndërsa përfaqësuesi i PS Salianji ra dakord për rinumërimin, por vetëm të kutive të ankimuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?