KAS nuk i shqyrtoi kërkesën, përfaqësuesi i Alibeajt: Celibashi ka shpërdoruar detyrën me qëndrime politike

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Enkelejd Alibeajt në PD, Indrit Sefa ka hedhur akuza ndaj kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi duke thënë se janë shkelur afatet proceduriale të përcaktuara ndaj i kërkon të merret në shqyrtim kërkesa për regjistrim në zgjedhje. Për të vendimi i KAS konfirmoi që duhet të merret vendim përfundimtar për regjistrimin e PD në zgjedhje.

“Vendimi konfirmoi pretendimin tonë që Komisioneri është jashtë afatit ligjor për të marrë afat përfundimtar. Komisioneri duhet të merrte vendim përfundimtar për të regjistruar PD në zgjedhje. Është në shkelje të afateve dhe ka bërë shpërdorim detyre. Komisioneri po cënon PD dhe po shkel afatet proceduriale të përcaktuara. I bëj thirrje komisionarit që në një kohë sa më të shkurtër të marrë në shqyrtim kërkesën e PD për tu regjistruar.

Çdo moment që kalon është në shkelje të dispozitave ligjore dhe Kodit Zgjedhor. Komisioneri ka mbajtur qëndrime politike, është larg procedurës, ka bërë ndërhyrje në përcaktimin e rezultatit. I bëj thirrje që të marrë në konsideratë kërkesën e PD. Kjo është vendimmarrja e KAS, komisioneri ka disa orë që e ka në tavolinë dhe duhet të marrë masa të menjëhershme.

Vendimmarrja e komisionerit tregon se s’ka bazë ligjore për pretendimet ligjore. Unë flas zyrtarisht me KQZ, s’është çështje e individit por si kryetar partie. Ka praktika të ngjashme që e referojnë këtë pjesë”, tha Sefa.

SHKARKO APP