KAS pranon kërkesën e LSI-së, do të hapen 108 kuti votimi në Durrës

Komisioni i Ankesave Sanksioneve (KAS) pas shumë refuzimesh të provave nga opozita, i ka dhënë dritë jeshile dhe ka pranuar kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, që të numërohen 108 kuti të qarkut Durrës.

Mësohet se numërimi do të nisë ditën e nesërme në orën 09.00. LSI-ja pretendon se ka humbur mandatin me 136 vota në qarkun Durrës. Përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji tha se ishte dakord me kërkesën e LSI për rinumërim dhe rivlerësim.

”Për ne e rëndësishme transparenca. Procesi ka qenë transparent në Durrës dhe asnjë votë nuk është kontestuar. Por që mandati 8 të mos mbetet i dyshuar dhe ne të vërtetojmë që është legjitim. Jemi dakord të hapen kutitë pavarësisht se besojmë që rezultati s’do të ndryshojë”, tha përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji.

SHKARKO APP