KAS refuzoi kërkesën e LSI për Vlorën, Braimllari: Do nxjerrim faktet zyrtare nga procesverbalet

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), për të refuzuar kërkesën e ankimimit për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Vlorës. SIpas tij, KAS po vijon të bëhet pjesë e masakrës elektorale të 25 prillit, teksa paralajmëroi se LSI do të paraqesë fakte zyrtare nga procesverbalet e qendrave të votimit për mënyrën sesi janë mbushur kutitë e votimit.

Deklarata e plotë

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vijon të bëhet pjesë e masakrës elektorale të 25 prillit. Vendimet e njëanshme, arbitrare dhe politike në shërbim të rilindjes u konfirmuan dhe sot në vendimmarrjen për qarkun e Vlorës. Duke i mohuar të drejtën e votës mijëra qytetarëve.

Ky vendim i KAS vjen pasi mbylli sytë në mënyrë të frikshme për shkeljet e rënda në qarkun e Beratit. Sot, do t’ju paraqesim fakte zyrtare nga procesverbalet e qendrave të votimit sesi kutitë janë mbushur.

Qendra e votimit 34/56 rezulton se në dorëzim janë marrë 959 fletë votimi por në mbyllje të procesit nga i njëjti komision janë dorëzuar 1 mijë fletë votimi, pra 49 fletë votimi më shumë. Në këtë qendër votimi mungon dhe raporti i identifikimit elektronik të votuesve.

Këto shkelje tregojnë qartë, se kutitë në Qarkun e Beratit janë mbushur nga Rilindja dhe se rezultati i dalë nga to nuk pasqyron vullnetin e qytetarëve.Lëvizja Socialiste për Integrim do të vazhdojë të bëjë publike, fakte të tjera tronditëse sesi Rilindja deformoi vullnetin e qytetarëve në 25 prill. Ne nuk do të ndalemi për të zbardhur të vërteten dhe për të çuar në vend vullnetin e qytetarëve.

SHKARKO APP