KAS rrëzon kërkesën e PD për çregjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar ankimimin e PD-së, e cila kërkoi që KQZ të shfuqizonte vendimin për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e 6 marsit.
KAS shqyrtoi elementet e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr.2. KAS vendosi mos kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore.
PD ankimoi në KAS duke kërkuar që të sqarohet çështja se në koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ Komisioni i Rithemelimi të Berishës është prezantuar si Partia Demokratike. Sipas PD-së, kur bënë kërkesën për koalicion LSI e PDK nuk ishin regjistruar, ndërkohë që selia blu kërkonte shfuqizimin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’.