KAS rrëzon kërkesën e PD për qarkun e Tiranës, edhe të Boiken Abazit

Vijojnë rrëzimet e provave të opozitës për vjedhjen e rezultatit të zgjedheve më 25 prill. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) vendosi që të administrojë provat e depozituara nga palët ankimore dhe ato që u depozituan sot nga Partia Demokratike.

U vendos rrëzimi i kërkesës së kandidatit të pavarur, Boiken Abazi për të kryer ekspertizë në lidhje me një sërë fletësh votimi.

Po ashtu është rrëzuar edhe kërkesa e PD-së për kërkimin e 19 provave shtesë, kërkesa e Bojken Abazit për administrimin e kamerave në shkollën ”Arben Bronzi” dhe qendrën e votimit në këtë shkollë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy anëtarë të KAS kërkojnë të dhënat e pajisjes PEI që të administrohen si provë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbledhja e KAS është pezulluar dhe do të rifillojë në orën 17.00 dhe pritet të merret vendimi për qarkun Durrës dhe Shkodër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?