KAS rrëzon kërkesën e PD-së edhe për Shkodrën

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, ka mbyllur sot mbledhjet për shqyrtimin e kërkesave ankimore. Ashtu siç për Durrësin, KAS vendosi që të refuzojë kërkesën e PD-së për prova shtesë nga institucionet e tjera për qarkun Shkodër.

KAS vendosi gjithashtu që të kërkojë informacione për të dhënat e kryqëzuara të pajisjes PEI për qendrat e votimit në qarkun e kryeqendrës së Veriut.

Paraditen e sotme, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po me shumicë votash, KAS vendosi të rrëzonte kërkesën për marrjen e provave shtesë. Nga ana tjetër, KAS ka pranuar që të marrë për shqyrtim vetëm kryqëzimin e të dhënave të pajisjeve PEI ku PD kërkoi shqyrtimin e një liste për rreth 300 personave, që sipas tyre kanë marrë para për vota dhe që sipas tyre ka pasur informacione se kanë qenë pjesëtarë të administratës zgjedhore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?