Kaseta e masakrës së Krushës/Rama: Basha të shpjegohet. S’dua ta anatemoj si anti-shqiptar

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e kësaj të enjte ndodhet tek emisioni ”Real Story”, ku do të flasë për zhvillimet e fundit politike. Debati nisi për çështjen e kasetës së Masakrës së Krushës së Madhe, ku Rama tha se kreu i PD-së, Lulzim Basha duhet të shpjegojë përfshirjen e tij. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë nënvizoi se nuk dëshiron që ta anatemojë Bashën si anti-shqiptar. Për më tepër, kryeministri thekson se Basha kur vjen puna për t’u përballur me të shkuarën i shmanget fakteve dhe dëshmitarëve, ndërsa sa i përket masakrës së Krushës së Madhe dhe kasetës, ai shton se dëshmitari duke nënkupuar Milaim Bellanicën nuk ka arsye pse të sajojë.

”Dini diçka që ne nuk e dimë? Nuk di diçka që iu nuk e dini. Për fat të keq me çka po ndodh me krerët e UÇK-së në akuzë një rol kanë edhe shqiptarët. Janë grumbulluar dhe janë kthyer në pyetje. Nga ana tjetër në themel të kësaj historie, ka edhe një raport të Dick Marty-t. Gjiknuri ka votuar kundër. Ajo që unë kam kërkuar është e thjeshtë dhe nuk ka lidhje as me fushatën, as zgjedhjet, as për të përdorur kauzë. Por me një fakt të thjeshtë që kreu i PD-së, na detyrohet një shpjegim nga A-ZH për rolin e tij. Nuk dua që të jenë të vërteta çfarë thuhet për të. Nuk dua ta anatemoj si anti-shqiptar, i kam vuajtur vetë dhe nuk i kam përdorur për të tjerët. Nuk është çështje tradhëtia por transparence me publikun”,-tha Rama.

Kaseta me filmimet e masakrës së Krushës, i është doëzuar televizionit BBC nga Milaim Bellanica, personi që filmoi pamjet e masakrës së tmerrshme që paramilicia serbe kreu në Krushë. Kështu tha ish-deputeti socialist Dashamir Peza, i cili me këtë deklaratë hedh poshtë akuzat e kameramanit amator nga Kosova se kreu i PD-së, Lulzim Basha e mori kasetën dhe e zhduku. Dash Peza, mik i ngushtë i Edi Ramës dhe më pas deputet atëherë shoqëronte ekipin e BBC si përkthyes në Kosovë.

Kurse sonte, në emisionin ”Real Story”, kryeministri Edi Rama vijoi akuzat ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha. ”Nuk jam as hetues dhe as i interesuar për detaje të tilla. E përsëris, nuk besoj që dëshmitari nga Kosova ka ndonjë motiv që t’i turret Lulzim Bashës. Lulzim Basha ka qenë i vagullt duke përtypur arra në gojë, gjithmonë i përgjithshëm dhe asnjëherë të dalë dhe të flasë qartë cili është roli i tij. Gjithë kjo krijohet si paqartësi, si konfuzion dhe njerëzit të ndahen mes patriotit dhe tradhtarit, vjen nga mungesa e përballjes së hapur me insinuatën. As nuk kam bërë akuza, as nuk kam dashur të përfitoj”,-tha Rama.

Këto akuza vijnë gjithmonë në prag zgjedhjesh?

”Nuk kam asgjë tjetër në dispozicion përveç fjalës dhe fytyrës time. Ajo që po ju them është e sigurt që nuk kam asnjë mendim për zgjedhjet dhe për fushatën kur flas për këtë temë. E para është një temë kombëtare që lidhet me Kosovën. E dyta, nuk ka votime në Kosovë por në Shqipëri, dhe e dyta nuk është në horizontin tim që ka zgjedhje më 25 prill. Ka shumë njerëz që flasin që këto punë po bëhen për zgjedhjet, që rrogat po bëhen për zgjedhjet, zgjedhje, zgjedhje. Fare absolutisht! Ne sapo kemi mbyllur vitin e shtatë të mandatit. Është një debat i hapur në media dhe jo nga unë dhe partia jonë. Kur Taulant Balla ka dalë dhe ka folur një komision, disa media e lidhën me Lulzim Basha. Çështja e Lulzim Bashës është një çështje e karakterit të lidershipit”,-theksoi Rama.

Numri dy i partisë socialiste, Taulant Balla është nismëtari i ngritjes së një Komisioni të Posaçëm që siç thotë ai, do të mbledhë prova dhe dëshmi për t’i dërguar më pas një raport këshillit të Europës që të zbardhë të vërtetën rreth akuzave për krime lufte. Kryeministri Edi Rama, i pyetur për ngritjen e Komisionit, sqaroi se ky nuk është një komision që do hetojë Lulzim Bashën, por se ai ka tjetër kuptim. ”Çështja e Lulzim Bashës, është një çështje e lidershipit, e karakterit të tij”,-tha Rama, ku shtoi se ky Komision Parlamentar do të hetojë të gjitha faktet për çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

”Ç’a po gënjej unë? Kam kërkuar që kryetari i opozitës të japë shpjegime. Lulzim Basha për të kaluarën e tij ka qënë gjithmonë i kursyer në informacion dhe jo transparent. Nuk po e bëj për zgjedhjet. Ne sapo kemi mbyllur vitin e 7 të mandatit. Natyrisht me idenë e kurorëzimit të shumë punëve. Debati u hap nga media dhe jo nga partia jonë. Balla ka folur për një komision, dhe është projektuar menjëherë për Bashën. Letra e Pacollit sot është ajo ç’ka është në idenë e PS për të ngritur një Komision. Nuk hyn Lulzim Basha këtu. Nuk jam ngritur kundër drejtësisë por fletë-rrufesë. Ka dokumenta që lidhen me procese që janë gjetur në Shqipëri. Një fakt që e kam dëgjuar është që për një njollë gjaku, këtu jo është bërë hetim po është shkulur syvaja. Nuk ka qënë gjak njeriu, por bagëtish që kanë qënë të varura. Po iu flas për diskutime të brendshme që i kemi mbledhur dhe çfarëdo gjëje që ka ndodhur. Të vonuar në këtë proces? Me llafe kafenesh merreni ju se nuk e pranoj. Nuk akuzoj asnjëherë pa prova. Ndërkohë që retorika politike, është ndryshe nga plehu i gojës. Për mua është koha për ta bërë këtë. E vonuar ose jo, ha diskutim”,-tha më tej Rama.

Lajmi në përditësim…

SHKARKO APP