Kashau: Opozita është në një linjë me partnerët ndërkombëtarë

Arben Kashahu, Sekretar për Marrëdheniet ndërkombetare në Partinë Demokratike, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, ku temë kryesore është drafti i opozitës i propozuar në Këshillin Politik.

Në postimin e tij në Facebook, Kashau thekson se ka një pikëpjekje midis asaj cfarë kërkojnë shqiptarët nga sistemi zgjedhor, cfarë kërkon Opozita e Bashkuar në betejën e saj për zgjedhje të lira e të ndershme dhe cfarë kërkojnë ndërkombëtarët nga procesi i reformës zgjedhore.

Sipas tij, kjo pikëpjekje është drafti i propozuar nga Opozita e Bashkuar në Këshillin Politik, ku opozita tejkaloi dyshimet e cdokujt për aftësinë e saj të gjente konsensus midis partive alete përsa i përket pozicionimit të saj përfundimtar lidhur me sistemin zgjedhor në Shqipëri dhe pozicioni i opozitës mbështetet në masë dërrmuese nga shqiptarët të cilët kërkojnë hapjen e listave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Arben Kashaut:

Swiss Digital Mobile Reklama

Opozita për reformën zgjedhore është në linjë me partnerët perëndimorë dhe popullin shqiptar.

Ka një pikëpjekje midis asaj cfarë kërkojnë shqiptarët nga sistemi zgjedhor, cfarë kërkon Opozita e Bashkuar në betejën e saj për zgjedhje të lira e të ndershme dhe cfarë kërkojnë ndërkombëtarët nga procesi i reformës zgjedhore. Është drafti i propozuar nga Opozita e Bashkuar në Këshillin Politik.

Opozita tejkaloi dyshimet e cdokujt për aftësinë e saj të gjente konsensus midis partive alete përsa i përket pozicionimit të saj përfundimtar lidhur me sistemin zgjedhor në Shqipëri. Ajo, shkoi shumë më tej, prodhoi një pozicion i cili ka akomoduar plotësisht pritshmëritë e votuesve shqiptarë për demokracinë e sistemit të tyre zgjedhor dhe po ashtu atë të ndërkombëtarëve për një reformë zgjedhore të gjithpranuar.

Pozicioni i opozitës mbështetet në masë dërrmuese nga shqiptarët të cilët kërkojnë hapjen e listave. Ndërkombëtarët, në vazhdimësi qartësojnë gjuhën e tyre dhe intensifikojnë kundërshtimet për projektin e ndryshimeve të njëanëshme të rregullave të lojës zgjedhore kur ajo ka kohë që ka nisur të zhvillohet. Ata mbështesin ndryshime gjithëpërfshirëse dhe konsensuale të këtyre rregullave. Ky është dhe pozicioni i opozitës në Shqipëri. Sot populli dhe perëndimi janë në anë të saj. Ky konstatim përbën një avantazh fatal të opozitës në raport me mazhorancën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?