Kasnecët e Ramës t’i kërkojnë falje Ilir Metës
Gazetari Ermal Mulosmani ka sjellë në vëmendje deklaratën paralajmëruese të kreut të shtetit, Ilir Meta, më 30 korrik 2017, kur kërkoi nga institucionet të merrnin masa për rrezikun e tërmeteve, pas tërmeteve që ranë në vendin fqinj në Greqi.
Në atë kohë shtypi pranë qeverisë sulmoi në mënyrën me të ulët kreun e shtetit për deklaratën.
Gazetari Mulosmani ka kërkuar sot nga mediat që sulmuan kreun e shtetit t’i kërkojnë ndjesë.
“Nuk po them dikush tjetër por ky, kasneci i Kryeministrit,që mburret me shqiptarizmin, duhet të gjejë kurajon e t’i kërkojë ndjesë Ilir Metës. Nuk po shtoj këtu edhe Spiropalin se është shtatzënë dhe boll e bëri rezil Skënderbeu para pesë ditësh. Data ka qenë 30 Korrik 2017”, shkruan Mulosmani.