Kaso: As më naivi s’beson se Rama nuk blen më vota
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, u shpreh në ”A2Cnn”, se qasja e mazhorancën për reformën zgjedhore nuk është fare serioze, e cila sipas tij po tentohet të bëhet nga persona që kanë vjedhur vota. “As më naivi nuk mund të besojë se Edi Rama nuk do të blejë vota. Zgjidhja jonë është shumë më serioze. Ne kemi kërkuar që të kthehet në krim të rëndë dhe ta kalojë në kompetencën e SPAK-ut dhe të BKH-së”.
Propozimet e Gjiknurit…
“Ne jemi të hapur të shqyrtojmë të gjitha propozimet e vërteta që sjellin zgjidhje të vërteta. Ajo çka është paraqitur nga zoti Gjiknuri dje, si një arritje e madhe e draftit të PS në këtë aspekt, nuk besoj se po propozon një risi apo aspekt domethënës. Kufizimeve që ai iu referohej kanë më tepër karakter të pasqyrimit të aktivitetit të qeverisë nëpër media. Ata mendojnë se nëse diçka del në media është bërë punë.
OSBE, ndërmjetëse për zgjidhjen e ngërçit?
“Nuk mendoj se mund të reduktohet qëllimi i opozitës së bashkuar për hartimin vetë të amendimeve ligjore të tyre drejt OSBE-së. Ne jemi pëer zgjidhje të vërteta. Palës tjetër i kemi dhënë një propozim të vërtetë dhe deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim serioz nga pala tjetër. Ne do të vazhdojmë në rrugën tonë, në shpalosjen e alternativës tonë edhe në radhë të parë para shqiptarëve”.
“Komisioni i reformës zgjedhore, forum irelevant”
“Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, është një forum irelevant. Reformën zgjedhore nuk e bën Parlamenti. Ata që e finalizojnë janë aktorët që futen në garë. Nuk është e pranueshme për asnjë forcë politike. Çdo produkt që del nga ky komision është produkt i PS-së, si drafti i para një viti. Ne themi hajde bëjmë zgjidhjet tona dhe të bindim shqiptarët dhe ndërkombëtarët që ne e kemi seriozisht. Kryetari i kësaj mazhorance impenjohet solemnisht përpara shqiptarëve se jo vetëm nuk do të blejë vota, por edhe anëtarët e tij të kryesisë janë kapur me zë dhe me figurë duke folur me banditët, duke i bërë presion policisë, administratës, që të vjedhjen dhe të blejnë vota. Është qesharake që kryetari i tyre impenjohet solemnisht që jo vetëm ai nuk do ta bëjë, por do të ndalojë edhe anëtarët e kryesisë së tij. Qasja e tyre nuk është fare serioze. As më naivi nuk mund të besojë se Edi Rama nuk do të blejë vota. Zgjidhja jonë është shumë më serioze. Ne kemi kërkuar që të kthehet në krim të rëndë dhe ta kalojë në kompetencën e SPAK-ut dhe të BKH-së”.