Ivi Kaso lëshon “bombën”: Do publikohen regjistrat e kredive pas rrogave
Anëtari i Komisionit të Rithemelit të PD, Ivi Kaso thotë se mund të publikohet një databazë me të dhënat e kredive.
Ai shtoi se shumë shpejt do të dalë regjistri i kredive që ekspozon të dhëna akoma më të ndjeshme të qytetarëve, e këtë herë jo vetëm përballë institucioneve shtetërore.
“Ka dyshime se databaza ishte në disa nivele, ishte niveli i parë që u bë publik dhe ky është niveli i dytë. Flitet që ka dhe nivele të tjera që kanë të dhëna akoma edhe më sensitive siç janë të dhënat bankare, regjistri i kredive që ekspozon përballë jo vetëm institucioneve shtetërore por edhe grupeve kriminale”- deklaroi ai.