Kastriot Islami: Dilema ndaj cmendurisë. Reagim apo braktisje!

Nga Kastriot Islami

1. Shqiptarët e ndershëm të gjëndur përballë cmendurisë dhe sjelljeve të cuditshme të bartësve e mbështetësve të saj janë në një dilemë të madhe: Të vazhdojnë ta sulmojnë atë fuqimisht apo ta braktisin atë?

2. Një nga opsionet që mbështetet nga jo pak individë të ndershëm është se cmenduria e bartësit e saj duhen braktisur së bashku me anëtarët e aleancës së qëlbesirave që e mbështesin dhe promovojnë atë. Si argument kryesor në këtë rast jepet se ajo është e shkuara dhe nuk duhet konsumuar kohë e energji por duhet shikuar dhe ecur përpara…

3. Për më tepër që sa herë cmenduria kapet mat, dalin e bertasin mbështetësit e tij duke thënë se e gjitha kjo ishte lojë e të cmendurit për të futur të ndershmit në kurth, pra për konsumuar kohë e energji për tu marrë me të… Thënë ndryshe: marrezitë, prapësitë, zullumet, budallallëqet e të cmendurit, mbeshtetesit e budallalleqeve përpiqen ti paraqesin si veprime të mencura e të qellimshme për të futur në kurth të mencurit dhe të ndershmit…

4. E gjithë kjo më tej shndërrohet në një marrëzi më të madhe që shërben për të fshehur apo maskuar marrëzitë e mëparshme… Në Francë, thuhet se sajohet një marrëzi për të fshehur një marrëzi të mëparshme…

5. Shumë të tjerë mendojnë se cmenduria është një sëmundje e rëndë të cilës nuk po i gjëndet ilaci apo mjeti për të penguar përhapjen e saj. Dhe për më tepër ajo jo vetem po avancon por po përhapet me shpejtësi edhe te të tjerët…Dhe mendohet se kjo vjen meqë mosreagimi adekuat nxit perhapjen e saj…

6. Po ashtu për shkak të mos reagimit adekuat, vihet re disa prej mbështetësve të saj, kanë filluar të promovojnë haptas dhe pa ndrojtje idene se “cmenduria” është mjet efikas apo mekanizëm i suksesshëm progresi dhe se vetëm të cmendurit mund ta cojnë edhe Shqipërinë edhe planetin përpara… Nisur nga kjo propagandë negative ka filluar të promovohet “konkurenca” se kush të cmendet sa më shumë dhe sa më parë! Deri sa të cmenden të gjithe ose të mbeten vetëm të cmendurit!

7. Prandaj edhe dilema vazhdon të ekzistojë!

8. Sepse nga njëra anë, duke i braktisur të cmendurit, ata po bëhen më aktive deri në promovimin e cmendurisë si model suksesi. Nga ana tjetër, duke mos reaguar fort apo në mënyrë të përshtatshme ndaj tyre, pra duke i lënë relativisht të qetë, duket se nuk janë të vogla gjasat që ky virus të përhapet në të gjithë qytetin dhe vendin tonë…

9. Mos vallë këtë dilemë e nxit vetë cmenduria?! Duket dalja nga kjo dilemë do të realizohet në mënyrë interaktive. Besoj se ka një mënyrë për të shpëtuar nga cmenduria!

SHKARKO APP