Kastriot Islami: Ëndrra e Ramës, punëtorë kokëlulur e të pashkolluar nga Bangladeshi…
Nga Kastriot Islami –
Gjatë dy mandateve të para, 2013-2021, Rama i pasuroi më shumë të pasurit dhe varfëroi në ekstrem të varfërit… duke shkatërruar klasën e mesme… Me të pasurit ose oligarkët sillet në këtë mënyrë sepse me shumë gjasa ndan paratë dhe pushtetin… Të varfërit e “e bindur” i detyroi të nënshtrohen kurse të varfërit “e pabindur” të emigrojnë… Kurse përfaqsuesit e klasës së mesme pasi i shkatërroi ekonomikisht i degdisi…
Gjatë dy mandateve të Ramës, janë larguar nga vendi mbi 450 mijë shqiptarë, duke e boshatisur kështu vëndin…Azilkërkuesit shqiptarë, kryesisht në vëndet kryesore të BE, konkurojnë me azilkërkuesit nga Siria, Afganistani, Iraku… Arsyea kryesore për një pjesë të konsiderueshme azilkërkuesish nuk është thjesht nevoja për të pasur një jetë më të mirë në një vend të zhvilluar gjë që mund të ishte edhe normale, por mungesa e shpresës dhe e të ardhmes për veten e fëmijtë e tyre në Shqipëri. Me shumë arsye të tjera që lidhen me keqqeverisjen e këtyre 8 viteve, pra me korrupsionin e lartë, krimin, trafikimet, paaftësinë e papërgjegjshmërinë, represionin policor, dhunimin e të të drejtave të njeriut, mungesësn e demokracisë, dhe pamundësinë për të ndryshuar në mënyrë demokratike qeverisjen…
Në fund të mandatit të dytë dhe në këtë fushatë elektorale, Rama dhe qeveria e tij, nisën veprimet për zëvëndësmin e shqiptarëve të larguar nga vëndi me emigrantë nga Bangladeshi, Siria, Iraku… e tjerë që në pamundësi për të shkuar në vendet e BE, por edhe në sajë edhe të “mekanizmave joshës” të Ramës, vendosën të qëndrojnë në Shqipëri, të fillojnë të punësohen e me shumë gjasa edhe të kthehen në qytetarë shqiptarë duke u legalizuar përmes marrjes së dokumentave të qëndrimit legal në Shqipëri…
Kulmi arrit para disa ditësh, kur gjatë fushatës elektorale, Rama duke vizituar një biznes fason, iu drejtua pronarit të biznesit me këshillën për “të marrë punëtorë nga Bangladeshi” me argumentin ofendues e të turpshëm për shqiptarët se “bangladeshasit janë më punëtorë më të mirë se shqiptarët dembelë por mbi të gjitha janë shumë më kokëulur se shqiptarët llafazanë e thashethemexhinj“. Pra Edi Rama ëndërron ti ketë qytetarët e vendit të tij “kokëulur e që s’dinë gjë tjetër vecse punës për bukën e gojës, si emigrantët nga Bangladeshi… “ . Dhe pas pak nxorri edhe mbrockullën që i qarkullonte në kokën e tij se nëse “bangladeshasit fillojnë të mësojnë shqip” largojeni nga puna…Kjo është e tmerrshme, madje makabër…
Së pari, që bangladeshasit dhe të tjerë si ata do të zëvëndësojnë shqiptarët kjo duket nuk ka më asnje diskutim ddhe duket një gjë fare normale dhe e padiskutueshme për Ramën, madje për ndonjë skpetik që shtiret se kjo është kritikë boshe e opozitës apo teori konsiprative, mjafton të kujtojmë se Rama për këtë qëllim ka nxjerr edhe vendim qeverie…
Së dyti, Rama tregoi në këtë rast se i preferon bangladeshasit jo vetëm se janë punëtorë më të mirë se shqiptarët dembelë por edhe se janë kokëulur, duke menduar se kështu shumë shpejt do të mund të realizohet ëndrra e tij për të pasur votues kokëulur bangladeshas që luten dhe votojnë me sy mbyllur për të…
Së treti, edhe nëse ndonjë bangladeshas del jasht kontrolit, pra del i aftë dhe i mencur për të mësuar shqipen, ai menjëherë duhet hequr nga puna dhe degdisur… Pra Rama më këtë tregon se i urren të aftët e të shkolluarit qofshin shqiptarë, qofshin bangladeshas, cfarëdo qofshin, duke denigruar kështu, jo vetëm shqiptarët por edhe bangladeshasit e aftë e të shkolluar…
Përfundimi është evident: Në Perandorinë drejtuar prej sektit të tij duhet të ketë vetëm qytetarë kokëulur, të pashkolluar e manenikë, dhe që nuk dinë të komunikojnë me njëri tjetrin, pra që plotësojnë saktësisht po ato kritere përmes të cilave Rama ka zgjedhur disa prej kandidatëve për deputetë… Me këtë rast Rama po tenton të provojë gjithashtu se qeverisja e tij ka krijuar kushte për punësimin e punëtorëve të huaj e papunësia në Shqipëri është vecse trillium e retorikë e opozitës dhe e medias kazan…
Edhe në Fermën e Kafshëve kishte më shumë liri e të drejta, ku drejtues i fuqishëm ishte një derr…Mos ju duket as cudi dhe as ekzagjerim kjo që po lexoni në këto rrjeshta, sepse këto i ka thënë dhe i ka bërë kryeministri i Shqipërisë, që për më tepër kërkon mandatin e tretë dhe mezi pret ta grabisë, që ta realizojë këtë ëndërr plotësisht për të hequr cdo mundësi ndryshimi…