Kastriot Islami: Europa teston, kurse në Tiranë qeveria e ka mendjen te vjedhjet e fundit

Nga Kastriot Islami-

Situata e pandemisë COVID-19 po përkeqësohet në Shqipëri dhe pritet që ky përkeqësim të rritet shumë me ardhjen e dimrit. Kjo po ndodh në të gjithë vendet e Europës. Në të gjithë vendet e Europës, qeveritë e shqetësuara dhe të angazhuara në ekstrem po marrin masa e duhura për të menaxhuar “valën e dytë” të kësaj krize sanitare dhe për të shmangur një “karantinim të dytë”. Ndërkohë që veprimet e tyre janë nën monitorimin strikt demokratik të qytetarëve…
Në Shqipëri, qeveria është përqëndruar në vazhdimin e vjedhjeve të pronës publike e private dhe fondeve publike për të grumbulluar sa më shumë para për të blerë votat në zgjedhjet e ardhshme. Në grumbullimin e të gjithë të “fortëve” për ti përdorur kundër votuesve në zgjedhjet e 25 prillit… Dhe akoma më direkt, I gjithë sekti është hedhur në sulm për të manipuluarz me të gjitha mënyrat zgjedhjet e ardhëshme. Prandaj qeveria nuk merret me krizën sanitare që po përkeqësohet dhe I vetmi veprim arrogant është detyrimi policor dhe aprofesional i vendosjes së maskave, ndërkohë që nga retorika lexohet synimi për të future vendin në një karantim të dytë për të vazhduar dhunimin e të drejtave themelore dhe për të penguar qytetarët të reagojnë ndaj vjedhjeve të qeverisë dhe veprimeve të saj arrogante…Dhe për të penguar opozitën të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme… Veprimet që do te shkaktojnë reagim boomerang.
Në të gjithë vendet e rajonit të Ballkanit, të BE dhe SHBA ekspertët më të mire kanë këshilluar rritjen e numrit të TESTEVE në mënyrë që përkeqësimi i krizës sanitare të mos bëhet me symbullur… Sipas tyre, rritja e numrit të testeve ndikon në uljen e përhapjes së virusit, dhe për rrjedhojë në menaxhimin më të suksesshëm të kapaciteve në dispozicion, spitaleve dhe personelit shëndetsor, dhe në fund të fundit për të ulur numrin e vdekjeve.

Qeveria Rama vazhdon me arrogance të mos marrë masat e nevojshme për të kryer numrin e duhur të TESTEVE. Ndonëse pas presionit të ekspertëve të aftë e të kualfikuar jashtë vëndit, numri I TESTEVE është rritur, kjo shifër është ende larg standarteve tëa plikuara në të gjithë vëndet e Europës. Por Shqipëria është edhe shumë larg vëndeve të rajonit. Më konkretisht, Bosnia ka kryer 2 herë më shumë teste për 100 banorë. Kroacia e Maqedonia e Veriut mbi 2,5 herë më shumë. Mali i Zi dhe Serbia mbi 3,5 herë më shumë. Kurse në Danimarkë janë kryer deri më sot 21,5 herë më shumë teste. Ndërkohë që në Islandë ështëtestuar 98,7 % e popullsisë Qeveria Rama deri më sot ka testuar vetëm 3,9 % të popullsisë dhe po përgatitet për “karantinimin e dytë”…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?