Kastriot Islami: “Lokomotiva veneciane” dhe “shoferi amerikan”
Takimi midis dy krerëve të shtetit, përkatësisht Kryeministri Rama dhe Kryeparlamentari Meta, në pasditen e sotme ka ngjallur reagim sidomos nga opozita. Në një postim në facebook, deputeti Kastriot Islami ka mbajtur qëndrim ndaj takimit midis dy krerëve. Ai ka shprehur keqardhjen e tij për gjendjen aktuale politike dhe ka theksuar se: "Opozita e priste trenin në Venecia, me "lokomotivën veneciane" dhe "shoferin amerikan", pasi janë ndërruar edhe "vagonat e ndryshkur", opozita ndjehet e sigurt për të vajtur në destinacion".
Më tej ai ka shtuar se: "Rama, zotëruesi i pasurisë 200 milion euro duhet të pranojë të përfundoje me këtë tren në destinacionin e merituar. Opozita uron që ai të qëndrojë në tren për të arritur në destinacionin e merituar. Do të ndjente keqardhje për çdo opsion tjetër, për më tepër që aleati i tij është shprehur se ndjehet i sigurt me "lokomotivën veneciane".
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

