Kastriot Islami: Mburrjet e trasha e të turpshme me shifrën e vdekjeve …?!

Nga Kastriot Islami –
“Menaxheri global” pretendon se shifra e projektuar e viktimave nga COVID-19 prej 18 mijë është ulur në 25 vetëm për meritë të tij? Gënjështër më e trashë e më e turpshme zorr se mund të gjëndet gjetiu në planet. Vetëm një “magjistar me mjekër” do të mund ta ulte këtë shifër 720 herë??!! Për më tepër që për këtë mashtrim implikon edhe ekspertët të cilët sipas tij ja paskan sygjeruar këtë shifër të cuditshme?! Duke ju referuar statistikave të INSTAT jo vetëm ky mashtrim shkatërrohet plotësisht por me të drejtë lindin këto pyetje: 1) përse magjistari i Surrelit nuk ka mundur të ulë për 7 vjet në krye të qeverisë shifrën vjetore prej më shumë se 12 mijë vdekjesh nga zemra; të paktën ta ulte 480 herë që edhe kjo shifët të bëhej sa ajo nga COVID-19? 2) Përse nuk ka mundur të ulë shifrën vjetore prej 4500 vdekjesh nga kanceri; të paktën ta ulte 180 herë që të ishte po aq i suksesshëmsa me COVID-19 ? Përse nuk ka mundur të ulë as shifrën e aksidenteve rrugore, të paktën 10 herë që edhe ajo të bëhej 25? Pse jo edhe shifrën e vdekjeve nga vetëvrasjet, kjo është më e lehtë se duhet ulur vetëm 5 herë!! Dhe Më të lehtë duket e ka pasur me shifrën e vdekjeve nga droga, që ska pasur nevojë ta ulë se ata e ka nën kontroll???!!!

Referuar të dhënave nga INSTAT për vdekjet në Shqipëri rezulton se i) në një vit në Shqipëri vdesin rreth 22 mijë vetë ose rreth 0.85 % e popullsisë; ii) shifra më e lartë e vdekjeve është në tremujorin e parë, TM1, pra gjatë periudhës së dimrit dhe iii) Shifra mesatare e vdekjeve në një muaj është rreth 2 mijë.

1. Për shkak të COVID-19 gjatë periudhës 15 mars-15 prill kanë vdekur 25 vetë; duket vetëm për meritë të Ramës?! Kjo shifër është rreth 80 herë më e ulët sesa shifra totale e vdekjeve mujore në Shqipëri gjatë viteve 2017-2019. Krahasimet bëjini vetë. Shtrohet me të drejtë pyetja: Edi Rama, kaq i suksesshëm me COVID-19, madje në nivel global, përse gjatë 7 vjetëve të qeverisjes së tij, s’ka mundur të ulë shifrën totale të vdekjeve që vazhdon të mbetet rreth 2000 vdekje në muaj?

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Në tremujorin e parë të viteve 2017-2019, pra gjatë dimrit, kanë vdekur rreth 1350-1650 vetë më shumë se në tremujorët e tjerë, ose thënë ndryshe nga rreth 350-550 vetë më shumë në muajt janar, shkurt e mars sesa në muajt e tjerë të vitit. Me shumë gjasa kjo i dedikohet faktit se është pikërisht “gripi” që ndërhyn në këtë statistikë. Dhe me të drejtë i bëhet pyetja “mjeshtrit global” për vënien nën kontroll të virusit të tmerrshëm COVID-19: Përse s’ka mundur të ulë gjatë 7 vjetëve të qeverisjes së tij shifrën prej 350-550 të vdekjeve që mendohet se shtohen në muajtë e dimrit nga “gripi” kur na qënka kaq i zoti për tu përballur me COVID-19 dhe dalë i suksesshëm përballë tij se paku duke ulur numrin e vdekjeve nga gripi?! Kjo nuk është ndonjë detyrë e vështirë për këtë mjeshtër ndërkombëtar!

Swiss Digital Mobile Reklama

3. Duke i hedhur një sy tabelës ku jepen shifrat e vdekjeve gjatë vitit 2017 për disa nga shkaqet e tyre kryesore rezulton se në Shqipëri, mbi 12 mijë vetë në vit ose rreth njëmijë vetë në muaj vdesin nga semundjet e zemrës. Shtrohet pyetja: Përse ky magjistar global që mundi COVID-19, nuk ka mundur të ulë shifrën e vdekjeve nga zemra që rezulton të jetë 40 herë më e lartë sesa shifra 25 e vdekjeve nga COVID-19? Po për të sëmurët nga kanceri cfarë ka bërë, kur cdo vit vdesin rreth 4500 vetë ose rreth 400 vetë në një muaj apo rreth 16 herë më shumë se nga COVID-19? Dhe më e rëndë është gjëndja përsa i përket vdekjeve nga aksidentet rrugore, shifra vjetore e të cilave është 248. Përse nuk ka mundur Edi Rama ta ulë këtë shifër 10 herë apo duke përdorur policinë e ushtrinë? Vetëm me një dhënë mund të mburret se me sa duket e ka nën kontroll, me shifrën e viktimave nga përdorimi i drogave e cila është 23, pak më e ulët sesa shifra 25 e vdekjeve nga COVID-19. Kam shumë dëshirë ta dëgjoj se me cfarë argumenti qesharak do të mburrej në këtë rast!

4. Por ajo që është më skandaloze është mburrja që bën “menaxheri global” i COVID-19 kur tenton të paraqesë suksesin me numrin e ulët të vdekjeve nga COVID-19 krahasur me atë të Italisë. Mburret se ai ka arritur, falë menaxhimit të tij se në Shqipëri ka pasur shumë herë më pak viktima nga COVID-19 sesa ka pasur në Itali!? Krahasim i trashë, mediokër dhe cinik! Duke ju referuar statistikave për vitin 2017 rezulton se në Itali 35,6 % e vdekjeve vjetore janë shkaktuar nga sëmundjet e zemrës. Kurse Shqipëria këtë shifër e ka rreth 57 %. Cfarë përgjigje do të jepte në këtë rast “mburraveci I sëmurë”: Përse në Shqipëri vdesin rreth 22 përqind më shumë nga zemra sesa në Itali dhe cfarë masash janë marrë këto 7 vjet nga qeveria e tij që kjo përqindje të ulet? Shqipëria ja kalon Italisë gjithashtu edhe për përqindjen e vetëvrasjeve e të aksidenteve rrugore?! Vetëm kaq për momentin! Nëse vazhdon kam edhe të tjera…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?