Kastriot Islami: Me 84 % të parlamentit, Presidenti Vuçiç rrezik për demokracinë dhe stabilitetin e Ballkanit

Në Serbi fitoi thellë Vuçiç, që ka manifestuar hapur despotizëm dhe shkelje të egra të lirive të njeriut.

Kastriot Islami e ka parë me sy kritik, fitoren e Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Islami ka dhënë këtë argument në një koment që ka bërë sot në Fb:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zhvillohen zgjedhjet në Serbi…Pjesëmarrja, rreth 48 %. Opozita nuk merr pjesë në zgjedhje. Vuçiç fiton 180 mandate nga 250, pra 72% te parlamentit. Aleati i tij, Ministri i Jashtëm Daçiç, merr 30 mandate. Së bashku kanë 210 mandate ose 84% të parlamentit…

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtrohet pyetja: A mund të jetë e shëndetshme demokracia dhe funksional pluralizimi kur aleanca qeverisëse fiton 84% të parlamentit dhe opozita nuk merr pjesë në zgjedhje?!

Fantazmat e “autoritarizimit” antidemokratik dhe armiqësor të pluralizimit, 30 vjet pas ndryshimeve të ’90-ës, fatkeqësisht prej disa kohëssh, kanë filluar të qarkullojnë intensivisht në vendet e Ballkanit Perëndimor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?