Kastriot Islami: Rama i mbaruar politikisht, nuk ekziston më për asnjë
Nga Kastriot Islami
Rama qenka ankuar se opozita e do të “vdekur”. Gënjen si derr! Përse? Se Rama është tashmë i “mbaruar politikisht” dhe realisht nuk ekziston më për asnjë. Është e shkuara. Por opozita me veprimet e mosveprimet e saj, me dashje apo pa dashje, e detyruar apo e ndërgjegjshme, e ka lënë të mbaruarin jashtë të kundërmojë e të qelbë gjithë dynjanë. Dhe këtë fakt që po kundërmon dhe prandaj njerëzit po mbyllin hundët për të mos e ndjerë, ai kërkon ta shesë sikur qytetarët e viktimizojnë. Por ai kundërmon se është fryrë e qelbëzuar nga vjedhjet, babëzia, grabitjet e frika.