Kastriot Islami: Rama jo vetëm injorant, por edhe i lig

Ish-ministri Kastriot Islami shprehet se me mënyrën sesi Edi Rama po menaxhon pandeminë, po tregon jo vetëm se është i painformuar, por dhe dashakeq ndaj qytetarëve që po vuajnë nga virusi.
Në një postim në Facebook, Islami shprehet se argumentet e Edi Ramës kundër testimeve janë të pavenda dhe me asnjë bazë logjikr.
“Menaxheri injorant i Surrelit paska dale haptas kundër testeve dhe kundër çfarë bëjnë të gjithë vendet e tjera të botës që për të menaxhuar me sukses pandeminë kanë rritur numrin e testeve. Argumenti i një të sëmuri psiqik: ata që kërkojnë më shume teste janë të lidhur me industrinë farmaceutike…
Keshtu akuzon Merkelin, Makronin, Mitcotaqis, e të gjithë lidershipin europian! Në sajë të halucinacioneve të menaxherit te Surrelit qeveria e shqiptare është e fundit në Europe përsa i përket efikasitetit të menaxhimit te pandemisë… Kështu ka dalë nga studimi i FORBES!”,- deklaron Islami.
Ai shton se Kryeministri Edi Rama, është “jo vetëm injorant, por edhe i lig… kërkon të mburrë dështimin! Dhe t’ju mbushë mendjen shqiptarëve dhe europianëve që dështimet e tij janë sukses dhe sukseset e tyre nuk kane vend në Shqipëri përderisa të mbretërojë “injoranti i Surrelit”…Vaj medet!”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?