Kastriot Islami: Rama ka tradhëtuar të gjithë shqiptarët, të majtë e të djathtë
Nga Kastriot Islami:
Rama ka tradhëtuar të gjithë shqiptarët, të djathtë, të majtë e të pavarur, duke i gënjyer, mashtruar, vjedhur, varfëruar dhe detyruar të emigrojnë…Për rrjedhojë Rama ka tradhëtuar ndër të tjera e në mënyrë të veçantë të majtët e ndershëm duke keqpërdorur votën e tyre për pasurimin e sektit të tij…Pasi i mashtroi të gjithë pa përjashtim me premtimet e gënjeshtërta në 2013, pasi mori timonin e tepsinë i vetëm në 2017 kundë të gjithëve e duke fajësuar kryesisht të majtët, tani akuzon të gjithë përfshi të djathtë e të majtë, pra të gjithë ata që i përplasi mashtrimet në fytyrë, se po e tradhëtojnë… Realisht tradhëtari i shqiptarisë dhe të djathtëve e të majtëve por edhe i gjithë shqiptarëve është Edi Rama dhe sekti i tij banditesk e tradhëtar!