Kastriot Islami: Rama vjedh me bindjen “se virusi nuk i “prek” hajdutët…”
Nga Kastriot Islami –
Rama justifikohet se “vjedh” , madje edhe gjatë pandemisë sepsë është i bindur plotësisht se “virusi nuk i prek hajdutët”…; por ai ka punë vetëm me të ndershmit…!? Hahahaha. Prandaj Rama mburret me numrin më të ulët të vdekjeve duke thënë se kjo është meritë e tij…. Sipas Ramës “sa më i lartë korrupsioni në qeverisje, aq më e ulët shifra e vdekjeve nga COVID-19. Ky është një përfundim i “cuditshëm” me të cilin po përpiqen Rama dhe drejtuesit të vëndeve me korrupsion të lartë të justifkojnë korrupsionin e vjedhjet, dhe njëkohësisht të promovojnë suksesin në menaxhimin e krizës sanitare?
***
Në studimin e Transparency International për vitin 2019 janë marrë në shqyrtim 179 vënde të botës, dhe për seicilin prej tyre, sipas një metodike të përcaktuar, është llogaritur indeksi i korrupsionit. 179 vëndet e globit janë rënditur sipas vlerës së Indeksit të Korrupsionit. Vlera e Indeksit të Korrupsionit (IK) lëviz nga zero për vëndin më të korruptuar në botë, në 100 për vëndin më të ndershëm në botë. Në vitin 2019, vëndi më i korruptuar në botë, i renditur I 179-ti, është Somalia me Indeks të Korrupsionit prej 9. Kurse vëndi më i ndershëm në botë, i rënditur i pari, është Zelanda e re me Indeks të Korrupsionit prej 87. Shqipëria në vitin 2019 ka pasur një Indeks të Korrupsionit prej 35 dhe gjëndet në vendin e 106, duke u ulur me 1 vënd krahasuar me vitin 2018, më 3 vënde krahasuar me vitin 2017 dhe me 4 vënde krahasuar me vitin 2016.
***
Kohët e fundit, Rama është mburrur se për meritë të tij Shqipëria ka numrin më të ulët të vdekjeve në kontinent ndërkohë që nuk thotë asnjë fjalë përse është një vend me korrupsion të lartë, madje duke rrëshqitur poshtë e më poshtë nga viti 2016. Më poshtë janë grumbulluar të dhëna që tregojnë një lidhje që Ramës i intereson shumë mes “korrupsionit të lartë” dhe “numrit të ulët të vdekjeve nga COVID-19”.
***
Vëndet e marra në shqyrtim janë ndarë në tre grupime:
GRUPI I VËNDEVE TË NDERSHME: SHBA (IK=69, rënditur e 23-ta ), Hollanda(IK=82, rënditur e 8-ta), Suedia(IK=85, rënditur e 4-ta), Belgjika(IK=75, rënditur e 17-ta ), Franca(IK=69, rënditur e 23-ta), Britania(IK=77, rënditur e 12-ta) dhe Spanja(IK=62, rënditur e 30-ta). Ky grup e ka shifrën mesatare të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë 438.
GRUPI I VËNDEVE TË KORRUPTUARA: Shqipëria(IK=35, rënditur e 106-ta); Kolumbia (IK=37, e rënditur e 96-ta); Mali I Zi(IK=45, rënditur i 66-ti); Armenia (IK= 42 , rënditur e 77-ta), BiH(IK=36, rënditur e 101-ta); MV (IK=35, rënditur e 106-ta); Filipinet (IK=34, rënditur e 113-ta). Ky grup e ka shifrën mesatare të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë 19.
GRUPI I VENDEVE MË TË KORRUPTUARA: Iraku (IK=20, rënditur i 162); Kongo (IK=19, rënditur i 165); Burundi (IK=19, rënditur I 165); Libia (IK=18, rënditur i 168); Venezuela(IK=16, rënditur 173); Afganistani (IK=16, rënditur 173); Sudani (IK=16, rënditur 173); Siria(IK=12, rënditur 177) dhe Somalia (IK=9, rënditur 179, në fund). Ky grup e ka shifrën mesatare të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë 1,5.
Ja disa përfundime që e “mrekullojnë” Ramën dhe që e nxisin të vjedhë shumë e më shumë:
- Rama “lumturohet” kur shikon se Grupi i vëndeve të ndershme ka mbi 23 herë më shumë vdekje nga COVID se grupi ku bën pjesë Shqipëria dhe mbi 300 herë më shumë sesa grupi i vëndeve më të korruptuara në botë.
- Rama nxitet për të vjedhur kur shikon se Grupi ku bën pjesë Shqipëria ka 13 herë më shumë vdekje nga COVID-19 se grupi i vëndeve më të korruptuara në botë.
Pyetje për Ramën: Cfarë mënyre do të zgjedhësh për të ulur numrin e vdekjeve? Do të vazhdosh të “vjedhësh” akoma edhe më shumë që ta futësh Shqipërinë në grupin e vëndeve më të korruptuara të planetit, sepse kështu në vënd të 31 viktimave që janë shënuar aktualisht mund t ëarrish përmes vjedhjeve në 2-3 viktima nga COVID-19?
KOHA JONË SONDAZH

