Kastriot Islami: Rimbyllja e bizneseve të vogla, katastrofike!

Nga Kastriot Islami –

Infektimet në këtë vjeshtë janë rritur në Shqipëri në mënyrë të frikshme… Ajo që quhet “vala e dytë” e vjeshtës që po ndodh edhe në vëndet e tjera të Europës, në Shqipëri është disa herë më e lartë sesa “vala e pare” e muajve prill-maj 2020. Ndërkohë që në të gjithë vëndet e tjera te Europës kjo valë e dytë është më e ulët sesa vala e parë…

E ndërsa në të gjithë Europën, me dendësi të lartë popullsie, mendohet se përgjegjëse kryesore janë bërë temperaturat e ulta dhe lagështia e lartë, në Shqipëri, me dëndësi të ulër popullsie, kjo shifër shumë e lartë e infektimeve lidhet me paaftësinë e qeverisë dhe papërgjegjshmërinë e saj për të menaxhuar krizën sanitare. Sepse në Shqipëri nuk ka teste të mjaftueshme dhe situata ndiqet me symbyllur e arrogancë, në mënyrë diletante e jo-shkencore. Spitalet, pavarësisht se mjekët e paktë dhe personeli i pamjaftueshëm janë kthyer në heronj, janë pranë kolapsit sepse asgjë nuk është parashikuar e programuar në mënyrë efikase e shkencore, por gjithcka drejtohet nga urdhërat që vijnë nga Surreli??!!

Le ti referohemi numrit ditore mesatar të infektimeve. Gjatë 10 ditëve të fundit të tetorit 2020 shifra ditore mesatare (e mesatarizuar gjatë 7-ditëve) ka arritur vlerën rreth 300 ndërkohë që në periudhën dy-mujore të karantinimit, prill-maj, kjo shifër ka qënë mëe ulët se 20, pra 15 herë më e ulët. Në këtë këndvështrim, “vala e dytë” që po zhvillohet në Shqipëri në fund të tetorit 2020 është mbi 15 herë më e lartë sesa vala e parë, dhe kjo nuk lidhet as me temperaturën, as me lagështinë dhe as me grumbullimet e të rinjve në vënde të mbyllura, por thjesht e vetëm me paaftësinë dhe paërgjegjshmërinë e qeverisë së Surrelit për të menaxhuar pandeminë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po e njëjta situatë ka ndodhur me numrin mesatar ditor (mesatare për 7 -ditë) të vdekjeve. Gjatë valës së parë, kjo shifër ka arritur vlerën rreth 1,4 ndërkohë që në 10 ditët e fundit të tetorit, kjo shifër ka arritur në 4,6, pra mbi 3 herë më e lartë. Në të gjithë vëndet e BE, shifra e vdekjeve gjatë valës së dytë është më e ulët sesa gjatë valës së parë…

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtrohet me të drejtë pyetja: Cfarë do të ndodhë në vëndin tonë me uljen e mëtejshme të temperaturave? Mos vallë qeveria e Surrelit po përgatitet të përgjigjet me një karantinim të dytë pra mbyllje të dytë më të egër sesa mbyllja e parë???!!! Për ti mbajtur qytetarët nën kontroll e mos i lejuar me policë të marrin pjesë në aktivitete elektorale! Kjo do të ishte katastrofike për ekonominë dhe bizneset shqiptare! Por edhe një goditje tjetër për demokracinë!

KUJDES! Katastrofa do të ishte edhe më e madhe nëse kopjohen më symbyllur masat e vëndeve të BE, ku janë “mbyllur” bizneset e vogla e të mesme dhe janë lënë të hapura bizneset e mëdha, ndërkohë që tek ne mbyllja e biznesve të vogla do të thotë mbyllje e të gjithë ekonomisë sepse e gjitha ekonomia jonë bazohet te bizneset e vogla! Larg qoftë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?