Kastriot Islami: Sa kohë duhet për të dominuar përhapjen e virusit…?

Nga Kastriot Islami –

Në një artikull tejet metodik, autori Tomas Pueyo, bazuar në një studim të pandemisë CPOVID-19 në Kinë, të publikuar në revistën e famshme amerikane Journal of the American Medical Association me autorZunyou Wu, MD, PhD1; Jennifer M. McGoogan, PhD1 https://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/2762130) jep disa sqarim e këshilla për drejtuesit politikë, drejtuesit e bashkive dhe drejtuesit e institucioneve që kanë përgjegjësinë për të marrë vendime për të ndaluar përhapjen e COVID-19 dhe menaxhuar pasojat e tij. Në këtë artikull, ndër të tjera jepet një grafik (shih më poshtë) shumë i rëndësishëm për të kuptuar i) dinamikën e përhapjes së virusit; ii) kohëzgjatjen e veprimit të tij; iii) fazat e përhapjes së virusit, iv) kohën e nevojshme për dominimin e pandemisë dhe v) kohën e nevojshme për rikuperimin e ndjeshëm të pasojave të tij.

Le të ti referohemi (pa u lodhur dhe pa u bezdisur) grafikut të mëposhtëm ku dallohen dy kurba:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurba e parë që fillon në 8 dhjetor 2019 dhe shkon në zero në 11 shkurt 2020 (65 ditë); kjo quhet kurba e simptomave apo kurba reale e të infektuarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurba e dytë që fillon të shfaqet dukshëm në 21 janar 2020 dhe ulet ndjeshëm në 11 shkurt 2020 (10 ditë pasi kurba reale shkon drejt zeros) por pa u bërë ende zero; kjo është kurba zyrtare e shifrave të testimeve.

Kurba e dytë apo e kurba zyrtare fitohet nga të dhënat e testimeve zyrtare të të infektuarëve.

Kurse Kurba e parë fitohet nga pyetjet që ju drejtohen të infektuarëve (pyetja: kur ju kanë filluar simptomat) kur paraqiten për të bërë testimin.

Thënë ndryshe për individët që kanë pasur simptoma por ende s’kanë bërë testimin të dhënat jepen përmes kurbës së parë që quhet kurba reale.

Kurba e parë reale, nga shpjegimet e të infektuarëve, duket se ka filluar e lehtë në Fazën e I, pra nga 8 dhjetor 2019 deri në 1 janar 2020, e cila ka zgjatur 22-23 ditë ose 3 javë.

Në fazën e I që mendohet se fillon në 8 dhjetor 2019 dhe vazhdon deri në 1 janar 2020 pra për rreth 25 ditë, pandemia ka nisur e janë shfaqur rastet e para të të infektuarëve por autoritet zyrtare ende nuk kanë marrë asnjë masë dhe nuk kanë identifikuar ende zyrtarisht asnjë individ, madje nuk është përcaktuar ende as virusi iri COVID-19.

Në fazën e II e të III, nga 1 janar deri në 21 janar duket (nga shpjegimet e të infektuarëve) se numri i individëvë me simptoma (kurba reale) është rritur, por testimi i tyre fillon vetëm në 21 janar 2020; këto dy faza zgjasin 3 javë ose 21 ditë dhe ndërkohë që infektimi ka ndodhur, vetëm pas tre javësh pasi ka ndodhur infektimi real i individëve, fillon marrja e masave drastike nga qeveria dhe testimi i të sëmurëve. Sepse, pikërisht gjatë kësaj kohe, autoritet kineze ndërgjegjsohen për prezencën e një virusi të ri. Ngrihet Komisioni Shtetëror në Ëuhan. Lajmërohet OBSH dhe evidentohet COVID-19. Në 21 janar 2020 fillon marrja e masave “drastike” të izolimit social. Numri i personave të testuar pozitiv (shifra zyrtare) në këtë moment, pra në 21 janar 2020, pra rreth 6 javë pas fillimit të epidemisë, është shumë i ulët. Madje kjo shifër zyrtare është 12-15 herë më e ulët sesa numri real i të infektuarëve, pra i atyre që nga pyetjet rezultojnë të infektuar. Përfundimi është i qartë: në ditën e parë, pra në 21 janar 2020, kur fillon izolimi dhe testimi i të sëmurëve shifra zyrtare është pothuajse 12-15 herë më I ulët se c’rezulton numri real i të infektuarëve që do të shfaqet më vonë.

Në fazën e IV, nga 21 janar deri në 26 janar, pra vetëm 5 ditë ose më pak se një javë, pasi janë marrë masat drastike, vazhdon të rritet edhe numri real i të infektuarëve që arrin vlerën maksimale në 25-26 janar, por fillon të rritet me shpejtësi edhe shifra zyrtare e të infektuarëve. Në 25-26 janar 2020, shifra zyrtare arrin vlerat maksimale duke qënë rreth 2 herë më e lartë se shifra zyrtare.

Faza e V fillon në 26 janar dhe mbaron në 1 shkurt, pra gati 5 ditë. Në fund të kësaj faze, pra në 1 shkurt, shifra reale në rënie është e njëjtë me shifrën zyrtare të testimeve. Pra vetëm pas 45 ditëve nga dita e shënjave të para të evidentuara në 8 dhjetor 2019, autoritet kineze përmes shifrave zyrtare kanë mundur të deklarojnë gjëndjen e pandemisë, pra të fillonjë kontrollin e saj zyrtar.

Në fazën e VI, që fillon më 1 shkurt dhe zgjat për 10-11 ditë deri në 11 shkurt, numri real i të infektuarëve shkon në zero kurse shifra zyrtare vazhdon të rritet. Vetëm në këto momente, pra në 11 shkurt, ose rreth 55-60 ditë nga fillimi i saj në 8 dhjetor 2019, mund të bëhet fjalë për dominim të pandemisë, apo vënie nën kontroll të pandemisë si dhe sistemi shëndetsor mund të fillojë të parashikojë me saktësi, dhe të trajtojë me një planifikim të qartë të gjithë rastet. Kjo do të thotë që pandemia është vënë nën kontroll por pasojat e saj vazhdojnë deri sa të eleminohen plotësisht. Konkretisht, sot më 18 mars, pra rreth 40 ditë pasi pandemia është dominuar në Kinë, janë këto shifra: i) numri zyrtar i të infektuarëve në një ditë (raste të reja) është rreth 13 (shumë i ulët ose pothuajse zero); ii) numri i të shëruarve është 69,614 ose rreth 86 përqind e të gjithë shifrës zyrtare të të infektuarëve (pra procesi i trajtimit të pasojave vazhdon ndërkohë që pandemia është vënë nën kontroll prej më shumë se 55-60 ditësh dhe iii) numri i vdekjeve të reja është 11 (konsiderohet shumë u ulët karahsuar me numrin total të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë prej 3237.

Disa përfundime:

1) Duhet patur durim se pandemia dhe pasojat e saj janë afatgjata, 1-1,5 muaj duhen për tu vënë nën kontroll dhe pas mbi 2 muajsh pasojat fillojnë të kontrollohen;
2) Pandemia mund të kontrollohet me masat drastike të “distancimit social” dhe ajo mund të fillojë të vihet nën kontroll pas 45 ditësh ose 1,5 muaj nëse kapet në kohë dhe masat zbatohen saktësisht;
3) Fillimisht kur fillon marrja e masave dhe testimi, shifra zyrtare e të infektuarëve është 12-15 herë më e ulët sesa shifra reale të sëmurëve, dhe kjo ndodh përgjatë 10 ditëve derisa shifra reale dhe ajo zyrtare e të infektuarëve barazohen;
4) Vetëm pas 55-60 ditëve ose 2 muajve, nëse pandemia është kapur në kohë dhe masat drastike janë marrë e zbatuar saktësisht, pra kur numri I të infekltuarëve realë është pothuajse zero, sistemi shëndetsor mund të fillojë trajtojë me efikasitet e pa panik të sëmurët zyrtarë nga COVID, pra vetëm pas një periudhe prej 55-60 ditëve që nga momenti që pandemia është vënë nën kontroll, pasojat e saj fillojnë të dominohen ose thënë ndryshe të reduktohen ndjeshëm pa u bërë ende zero…
5) Shifra e të shëruarëve bëhet e konsiderueshme dhe numri i vdekjeve i parëndësishëm 40 ditë pasi pandemia është dominuar ose rreth 95-100 ditë nga dita kur janë vënë re personat me simptomat e para.

Syri.net
18 mars 2020

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?