Kastriot Islami: Sekti Rama “feston” ditëlindjen e 29-të të PSSH

Placeholder Image

Nga Prof. Dr. Kastriot Islami –

Sekti i korruptuar dhe kriminal: Rilindja është një organizim SEKTAR. Rilindja s’është ideologjikisht socialiste. Ajo s’është klasikisht politike.  Ajo s’përfaqson interesat e qytetarëve dhe të publikut. Rilindja është përfaqsuese e interesave të një grupi të ngushtë individësh që “partinë” dhe qeveritë e dalë prej saj përmes interesave të korrupsionit, të lidhjeve me krimin e kriminelët e trafiqet e trafikantët, duke aplikuar të gjithë metodat sektare dhe mënyrat perverse të mashtrimit e gënjeshtrave. Rilindja s’është transparente sepse bazohet në demagogji, mashtrim, gënjeshtra. Rilindja është arrogante, cinike, fyese, banale. Qeverisja e Rilindjes s’është qeverisje demokratike përderisa drejtohet nga një kupolë oligarkike, kriminale e klienteliste që përfaqson vetëm interesat e një pakice, të kupolës së saj drejtuese. Parimet e ndërtimit, strukturimit dhe drejtimit të saj janë tipike të një SEKTI, prandaj shkurtimisht ajo mund të cilësohet një QEVERISJE SEKTARE apo QEVERISJE e KORRUPTUAR E KRIMINALE një SEKTI. Struktura e këtij SEKTI përcaktohet nga 3-shtresa dhe 5-Grupe.

3-SHTRESAT KRYESORE TË SEKTIT RAMA

SHTRESA e “TRASHËGIMTARËVE DHE PINJOLLËVE”: Konkretisht bëhet fjalë për rikthim pervers të trashëgimisë së kaluar të praktikave autoritare e veseve negative autoritare por fillimisht më qartë e më tej në mënyrë më të maskuar edhe përmes zotërimit të disa posteve kyce e të larta drejtuese nga individë të lidhur ngushtë me ish-rregjimin, më konkretisht nga ish-përfaqsues të lartë e të mesëm (ndoshta të paimplikuar dikur drejtëpërdrejtë në “mëkatet” e ish rregjimit) të nomeklaturës puniste, dhe vendosje në pozicione të rëndësishme drejtuese të pinjollëve të ish-nomeklaturës shumë të lartë të rregjimit të kaluar. Përmes kësaj përbërësje SEKTI ka synuar të ruajë dhe forcojë strukturën e përfaqsimit të ngritur për 50 vitet para vendosjes së demokracisë që mbi të gjitha do të shërbente edhe për “rilindjen” e praktikave e sjelljeve autoritare por në forma të reja dhe të maskuara me veshje demokratike-perëndimore. Me ndryshimet qeveritare në mandatin e dytë, pavarësisht ngjyrës prej “anonimati” (njerëz që s’i njeh askush dhe pa asnjë aftësi, meritë e kontribut në pas vitet ’90) kjo përbërëse është ruajtur me fanatizëm ndonëse e maskuar në ekstrem…

SHTRESA e “INTERESAVE OLIGARKIKE E BANDITESKE”: në aspektin ekonomik e financiar, bëhet fjalë për strukturimin e interesave oligarkike dhe ngritjen e një klientele individësh të pasur e “të fortë”, deri me rekorde kriminale, nga politika, biznesi dhe media. Kjo përbërëse garanton lidhjen e Sektit më krimin dhe kriminelët, me trafiqet dhe trafikanët dhe me biznesmenët e manjatët. Kjo përbërese do ti duhej SEKTIT për ta garantuar sponsorizimin financiar dhe garantuar prioritetin pasuror e financiar ndaj kundështarëve të brëndshëm e të jashtëm, por edhe për të pasur në veprim në cdo moment “shtetin parallel” të të fortëve që veprojnë për të blerë votat, kërcënuar votuesit dhe friksuar kundërshtarët politikë e ekonomikë si dhe opozitën.

 

SHTRESA E PERVERSËVE: në aspektin etiketës/reklamës, por mbi të gjitha në funksion të krijimit të një “rezervuari” për furnizimin e qeverisë e të administratës publike me burime njerzore janë përdorur shumë individë atipikë, vecanërisht  perversë të ish-Mjaft e G99.  Kjo përbërëse i ka shërbyer SEKTIT për tu shfaqur “modern e bashkohor” në sytë e ndërkombëtarëve e të rinjve dhe për tju shitur atyre me prirje liberale e “ekstravagante perverse”. Anëtarë të kësaj shtese, me kalimin e 7 vieteve të qeverisjes, janë promovuar gradualisht duke zotëruar postet drejtuese të Rilindjes, të qeverisë së dalë prej saj dhe po marrin drejtimin e bashkive kryesore të vendit. Kjo shtresë është përdorur për ti dhënë ngjyrën e “anonimatit” edhe Rilindjes edhe qeverisë së saj…ndonëse disa prej tyre janë “nipa-pinjollë” apo “nipa/pinjollë-oligarkë”…

5-GRUPET KRYESORE TË SEKTIT RAMA

POLITIKANE TE KORRUPTUAR me pasuri të dyshimta që kontrollojnë Rilindjen, kuvendin, institucionet kryesore kushtetuese ose në përgjithësi shtetin, biznesin privat, median, gjyqsorin, shoqërinë civile e tjerë;

BIZNESMENE TE PASURUAR NE MENYRE TE PALIGJSHME DHE/OSE KLIENTELISTE me leje ndërtimi, përmes privatizimit të aseteve publike, me pronat e fondet publike, përmes koncesioneve e PPP-ve në lidhje të ngushtë klienteliste, korruptive e shpesh kriminale me politikanët-oligarkë;

PËRFAQSUES KLIENTELISTE TË MEDIAS, apo sic quhen ndryshe MANJATË TË MEDIAS, aktivë në politikë, që kanë ngritur perandoritë e tyre mediatike apo janë pasuruar përmes bizneseve përfituese të pronave e fondeve publike dhe përmes lidhjeve klienteliste me politikanët oligarkë;

ISH-ZYRTARË TË LARTË, të pasuruar nga përfitimet në poste lukrative të tilla si agjensitë e privatizimit, dogana, tatime, prokurori, sistem gjyqsor, polici, e tjerë; një pjesë e të cilëve pas vitit 2005 me ardhjen e Ramës në krye të Rilindjes, janë bërë deputetë, kryetarë të bashkive, drejtues në poste kyce të administratës publike, përfitues kryesor të fondeve publike, koncensioneve e PPP-ve.

INDIVIDË ME REKORDE KRIMINALE, të konsideruar si “material” lidhës i amalgamës oligarkike, që kanë kryer krime të tmerrshme në vëndet perëndimore. Pas vitit 2005 e në vijim një pjesë e madhe e tyre janë bërë deputetë, kryetar të bashkive dhe drejtues në poste kyce të administratës publike.

Shënim: Kjo strukturë dhe përbërje shpjegon gjithcka. Blerjen e votave. Kërcënimin e votuesve. Lidhjen e shtetit me krimin, me klanet mafioze, me sjelljet perverse. Drejtimin korruptiv dhe klientelist. Lidhjen korruptive shtet-krim-biznes-media. Të gjithë emërimet tipike sektare e klienteliste. Mbrojtjen që i bëhet anëtarëve të kupolës dhe pastrimin permanent nga kundërshtarët. Goditjen dhe eleminimin e kundërshtarëve politikë. Lidhjet dhe marrëdhëniet e kompromentuara më zyrtarë të lartë dhe/ose përfaqsues të vëndeve apo institucioneve ndërkombëtare…

DEGJENERIMI, KALBËZIMI DHE SHPORRJA E SEKTIT 

Fundi i Sektit Rama, që prej rreth 20 vjetësh është prezent në politikën shqiptare, dhe prej 7 vitesh në qeverisjen e vendit, nuk do të jetë i largët dhe gjasat janë se ai do të jetë i tmerrshëm. Ai më shumë gjasa do të shporret nga qytetarët shqiptarë pa pasur asnjë shans të largohet normalisht sic ka ndodhur me të gjithë qeverisjet e mëparshme.

Për më tepër, vendi nuk do të mund të gjente qetësi e stabilitet pa ndëshkimin e Kupolës së Sektit dhe konfiskimit të pasurive të shumicës së tyre. Shenjat e para janë “shpresëdhënëse”, shumë anëtarë të kupolës së saj ose janë larguar nga postet politike për “rekorde kriminale”, ose janë duke u përballuar në procese gjyqsore me akuza për lidhje me mafien, ose dosjet e tyre korruptive e lidhjet me krimin e organizuar e trafikantët presin në dyert e SPAK e BKH.

Rama në krye të këtij Sekti, me fillesat në 1998, ka drejtuar prej 11 vjetësh Bashkinë e Tiranës, prej 15 vjetësh PSSH dhe prej 7 vjetësh qeverinë e vëndit, pra për më shumë se 20 vjet ka qënë ilegalisht dhe legalisht prezent në politikën shqiptare.

Në periudhat 2013-2017 e 2017-2020 Rama do të sundonte vendin në formatin e QEVERISË së Rilindjes, duke shënuar njëkohësisht fillimin e fazës së Degjenerimit të këtij Sekti, në 2017 me marrjen i vetëm të “tepsisë e timonit” së qeverisjes dhe kalimin në fazën e Kalbëzimit e Shpërbërjes pavarësisht maskës së “anonimatit” që Rama është përpjekur ti japë fasadës së saj.

Nuk ka asnjë dyshim se mandati i dytë mund të cilësohet si periudhë e fillimit të Kalbëzimit të tij për tu shporrur në zgjedhjet e ardhshme me neveri e turpërisht nga qytetarët së bashku me bandën e tij të rilindasve si askush tjetër më parë në këto 29 vjet nga drejtimi i vëndit.

Rilindja do të mbahet mënd në këtë “ditëlindje” të 29 të PSSH si grupimi më i rrezikshëm dhe më i urryer në këto 29 vjet, i cili do të duhet kohë të shuhet krejtësisht duke anihiluar cdo mbetje apo metastazë të tij. Si një Sekt që ka krijuar një urrejtje ekstreme në pjesën më të madhe të qytetarëve të Shqipërisë duke tentuar ta varfërojë, nënshtrojë, poshtërojë dhe detyrojë të emigrojë nga vendi. Por edhe si një Sekt shumë i rrezikshëm për integritetin e Kosovës dhe stabiltetin e rajonit që për hir të pushtetit personal të Edi Ramës i ka ngulur thikën pas shpine jo vetëm interesave mbarëshqiptare, por edhe stabiltetit e sigurisë rajonale si dhe partnerëve strategjikë të Shqipërisë.

Ky Sekt është ideuar e drejtuar nga Rama në krye të një Klientele/Kupole, përfaqsuese e interesave i) të ish-nomeklaturës së lartë puniste e pinjollëve të saj; ii) të oligarkisë, krimit, trafiqeve e banditizmit, dhe iii) të një grupimi nepotik e shokësh me “sjellje perverse” e “shfaqje atipike” të patolerueshme për shumicën e shqiptarëve.

Drejtimi përmes këtij Sekti, pa ideologji, pa strategji e pa asnjë program zhvillimi, por thjesht me premtime mashtruese, me ushtrim dhune e kërcënimesh policore, veprime antiligjore e amorale, që ka synuar vetëm pasurimin e tejskajshshëm dhe të dyshimtë të një grupi të vogël dhe varfërimin ekstrem të shumicës së shqiptarëve, ka qënë represiv e arrogant për opozitën dhe të gjithë kundërshtarët, s’ka pasur asnjë lidhje me interesat e shqiptarëve në përgjithsi por as edhe të socialistëve në vecanti, të cilët janë shpërfillur e nëpërkëmbur po ashtu si edhe të tjerët e madje në disa raste edhe më shumë, duke detyruar një pjesë të madhe të tyre të boshatisin vëndin që në mënyrë djallzore Sekti mendon ta mbushë me “refugjatë” nga rajone të largëta të globit..

Për interesa të mbajtjes me cdo kusht të pushtetit, Rama dhe Klientela e tij, të fshehur pas retorikës proeuropiane e proeuroatllantike, duke siguara me mashtrime votata e shumë socialistëve, kanë kryer veprime që kanë rrezikuar marrëdhëniet me fqinjët e partnerët strategjikë sa herë që i është kërcënuar pushteti personal Edi Ramës.

Ky Sekt i mbështetur nga segmente të establishmentit global nuk ka hezituar të kompromentojë edhe zyrtarë të lartë të Brukselit dhe përfaqsues të rëndësishëm në Tiranë, që kanë heshtur për të gjithë bëmet e marrëzitë e Ramës dhe janë përpjekur të sheqerosin raportet e gjëndjes së mjerueshme e të padurueshme të shqiptarëve. Më poshtë jepet shkurtimisht një përshkrim për Lindjen, Sundimin, Kalbëzimin dhe Shporrjen e këtij Sekti, që do të mbahet si më famëkeqi në historinë e Shqipërisë.

SHKARKO APP