Kastriot Islami: Të gjithë BASHKË, veç Ramës
Nga Kastriot Islami –
Të gjithë BASHKË veç Ramës-TBVR; kjo duhet te jetë motoja kryesore politike e qytetare drejt 25 prillit 2021…
Të gjithë sot duhet të bëhen BASHKE kundër Ramës… nesër do të jetë shumë vonë!
Sepse Rama është e KEQJA më e madhe, rreziku më i madh për të ardhmen e vendit…
Sepse e ka kthyer të KEQEN në model suksesi për sektin e tij dhe vuajtje e lëngim për shumicën…
Sepse të gjithë, pavarësisht dallimeve mes tyre, e konsiderojnë Ramën të KEQEN E MADHE…
Sepse Rama po tenton të hedhë në erë mekanizmin e rrotacionit, zgjedhjet…
Sepse Rama pasi ka zaptuar të gjithë pushtetet e institucionet po vendos nën kontroll edhe drejtësinë…
Sepse Rama po përpiqet të coptojë opozitën me paratë e pista dhe forcën e krimit e trafiqeve…
Sepse Rama po varfëron shqiptarët duke i detyruar të nënshtrohen ose të emigrojnë….
Sepse Rama po godet, prangos, burgos, gjakos e deri vret kundërshtarët e opozitarët nga frika e ndëshkimit…
Sepse Rama po luan me jetën e shqiptarëve duke i lënë në mëshirë të fatit përballë COVID-19…
Sepse Rama me veprimet e tij është shkaku kryesor dhe i vertetë i revoltës qytetare…
Sepse Rama me qeverisjen e tij autoritare, arrogante e agresive është nxitësi i protestave masive qytetare…
Sepse Rama me idenë e destabilizmit të vendit po çon në greminë ekonominë dhe boshatis Shqipërinë…
Sepse Rama po nxit përçarjen mes Kosovës e Shqipërisë, duke rrezikuar sovranitetin e integritetin e saj…
Sepse Rama po tenton të përçajë shqiptarët e të destabilizojë vendin e rajonit për pushtetin e tij personal…
Sepse Rama po hedh në erë integrimin europian për të mbajtur me çdo kusht pushtetin…
Sepse Rama po tenton me paratë e pista të komprometojë e dëmtojë marrëdhëniet partneriale…
Sepse Rama po “vret” pluralizimin duke e çuar vendin drejt autokracisë…
Sepse Rama po zhbën demokracinë duke ndërtuar autokracinë e një pakice oligarkike,,,
Prandaj për këto arsye dhe shumë e shumë të tjera….:
Të gjithë duhet të bëhen BASHKË për të larguar fillimisht Ramën, gjithçka tjetër vendoset pas largimit të tij…
Të gjithë BASHKË duhet të lënë mënjanë dallimet e mëdha apo të vogla mes tyre, për të larguar fillimisht Ramën…
Të gjithë BASHKË duhet të binden se s’mund të ketë dhe s’do të ketë qeverisje të vendit pa larguar fillimisht Ramën…
Mos sot nesër, kjo do të ndodhë me siguri, sepse revolta qytetare është në prag të shpërthimit…