Kastriot Islami: Komisioni i Venecias i konsideron ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë, me arrogancë e kokëfortësi nga Rama

Nga Kastiot Islami

Komisioni i Venecias i ka konsideruar ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë, me arrogancë e kokëfortësi nga Rama:
• të njëanshme;
• të nxituara;
• pa konsultimet e nevojshme;
• përmes një procesi jogjithëpërfshirës;
• ndryshime kushtetuese kundër rregullave demokratike;
• mosrespektim i stabilitetit të kodit zgjedhor, thelbësor për të përjashtuar çdo dyshim për manipulim të zgjedhjeve;
• ndryshime kunder Kodit te Keshillit te Europës për zgjedhje të lira e të ndershme, që rekomandon se sa “më afër zgjedhjeve të miratohen ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, aq më shumë mund të ndikojnë ato në cilësine dhe rezultatin e zgjedhjeve…”
Kurse duke respektuar sovranitetin e vendit Komisioni i Venecias ka deklaruar se “Përmbajtja e ndryshimeve apo me saktë Kushtetueshmeria e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutë mund të konfirmohet vetëm nga GJK”, e cila mungon në Shqipëri…

SHKARKO APP