Kavajë/Basha bashkëbisedim me të rinjtë: Më jepni mundësinë që të vëmë në vend drejtësinë (VIDEO)

Në vijim të fushatës elektorale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim me të rinj e qytetarë në Vilë-Bashtovë të Kavajës.

Në fjalën e tij, Basha u bëri thirrje qytetarëve dhe të rinjve që t’i japin mundësinë qeverisë së Bashës, që të vënë në vend drejtësinë për çdo shqiptar të nëpërkëmbur në këto vite.

”Padrejtësisë këto 8 vite kanë qenë refreni i kësaj qeverisja. Gëzimi shpresa optimizmi dhe besimi tek fitorja me 25 prill më motivon që të bëj drejtësi, për të gjithë ata që kanë hequr vuajte dhe padrejtësi në të gjithë këto vite. Sot kam një mesazh me 25 prill duke votuar numrin 9 duke votuar ndryshimin. Më jepni mundësinë mua dhe qeverisë së ardhshme, të vëmë në vend drejtësinë për çdo shqiptare e çdo shqiptar të nëpërkëmbur në këto vite”,-tha Basha.

SHKARKO APP