Kavajë, kandidati i PD-së sulmon Elvis Roshin: Ka ikur koha e cubave

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Kavajës, Engjëll Cara, në fshatin Synej shfaqi platformën e tij për zhvillimin ekonomik të zonës, punësimin dhe bujqësinë, duke sulmuar kandidatin e majtë Elvis Roshi, të cilin e etiketoi “cub”.

Duke folur për kërcënime që i janë bërë, sipas tij, elektoratit të djathtë nga militantët e PS-së, Cara u bëri thirrje banorëve të mos tremben, pasi do t’u jetë gjithnjë në krah. – “Rroshi, Gent Daja, po jua them personalisht, nëse guxoni të prekni një banor të Golemit, të Synejt, të Luzit, të Helmasit, të Kavajës do të keni përballë ligjin dhe mua personalisht. Ka ikur koha e cubave me dhëmbë qumështi”, deklaroi Cara.

Më pas, kandidati i djathtë u ndal në një shtyllë të rëndësishme të programit të tij, siç është punësimi, i cili do të realizohet edhe me ndihmën e institucioneve ndërkombëtare.

“Sigurisht që ne, në shtyllat tona të programit që do paraqesim dhe kontratën që do të lidhim bashkë në katër vite kemi përcaktuar që zhvillimi ekonomik dhe punësimi të jenë prioritet. Me projektet tona, me institucionet ndërkombëtare do të bëjmë të mundur që të rrisim punësimin”,

SHKARKO APP