Kavajë, Rama:Bashkia do përgjigjet për ujin. Kandidati i PD di të ndërrojë vetëm partitë

 

Para banorëve të Kavajës kreyministri Rama prezantoi kanidatin e ASHE-së për këtë bashki Elvis Roshin. Gjatë fjalës së tij Rama tha se dy janë projektet imediate për Kavajën; shtrimi i rrugës që e lidh me Tiranën si dhe reforma e ujit, duke premtuar më shumë investime nga çështe bere ne 20 vite.

Edi Rama: Me reformën e ujit për gjithë bashkinë e Kavajës përgjegjësi i drejtpërdrejtë do jetë kryetari i Bashkisë dhe bashkia dhe në bazë të projekteve ne do bëjmë financimet e nevojshme, do kërkojmë financime nga donatorë që kanë kanë dashur dhe financuar projekti uji.

Rama ndërsa ftoi banorët e Kavajës të votojnë për programin e majtë sulmoi opozitën kur tha se sjell në garë kandidatë që dinë vetëm të ndërrojnë partitë dhe pa një program konkret .

Edi Rama: Unë vazhdoj habitem si ka mundësi që PD nuk ka nxjerrë asnjë mësim, PD hedh grepat për të peshkuar budallenj në Kavajë, duke sjellë përballë Elvis Rroshit që ndrysoi Kavajën një njeri që di të ndryshojë vetëm partitë.

Më herët kreu i qeverisë është ndalur në Rrogozhinë,ku ka kërkuar votën e banorëve për kandidatin e majtë Beqir Nuredini. Në mbyllje të fjalës së tij nga Kavaja  kryministri deklaroi se do të rikthehet sërisht për të sjellë në këtë qytet  monomuentin e ri  që simbolizon luftën për demokraci të shume djemeve e vajzave  duke zëvendësuar monumentin me dy gishta të  realizuar  më herët nga e djathta.

SHKARKO APP