Kavajë/S’ka votues, socialistët tradhtojnë Ramën (VIDEO)

Sot Shqipëria është në kushte të jashtëzakonshme, ku një parti e vetme merr pjesë në votimet për zgjedhjet lokale. Si në asnjë qytet tjetër, në Kavajë nuk ka votues, edhe socialistët e kanë braktisur kryeministrin Edi Rama.

Kreu i LRI-së Kavajë, Baki Dervishi po investigon nga afër qendrat e votimit, që janë bastione të majta dhe për ”Koha Jonë”, ka dërguar këto video që tregojnë situatën . Sipas tij, tek stadiumi i Kavajës që është bastion i PS-së, ku janë afro 5 qendra votimi bastione, raportohet se janë bosh, nuk ka votues.

Qytetarët e Kavajës, kanë treguar se kjo e dielë është ditë plazhi. “E mirë ishte që të kishim mundësi zgjedhje por meqë nuk kemi, për të mbrojtur të drejtën e votës do të votojmë”, thotë një pushues. “Zgjedhjet janë te jashtëligjshme, preferoj të rri këtu me pushime”, thotë një tjetër. Kavaja është një qytet që ka pritur demokracinë e para dhe është qyteti i parë që me demostrata doli kundër regjimit komunist, të njëjtën gjë po tregon edhe në këtë 30 qershor, duke braktisur votimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

R.Shtylla /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?